Lajmet

Shoelace është përpjekja e radhës e Google për të ndërtuar një rrjet social

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Korrik 2019
0
Shoelace ka ngjashmëri të mëdha me Schemer, një tjetër aplikacion eksperimental për organizimin e eventeve lançuar nga Google në 2011. Aplikacioni u mbyll vetëm tre vite më pas në 2014. Shoelace është përpjekja e radhës e Google për të ndërtuar një rrjet social

Inkubatori i Google, Area 120, po punon në një aplikacion të ri rrjeti social quajtur Shoelace i cili ka për qëllim të organizojë aktivitete lokale. Mjafton që të listoni interesat tuaja në aplikacion dhe ky i fundit do ju sugjerojë aktivitete lokale të përzgjedhur të cilat i quan “Loops.”

Gjithashtu me këtë aplikacion mund të organizoni aktivitetet tuaja. Shoelace ofron një hartë dhe RSVP për “Loop” e të tjerëve.

Lançimi i rrjetit social vjen pak muaj pasi Google mbylli eksperimentin e dështuar Google+ që përfaqësonte një prej tentativave më ambicioze të motorit të kërkimit për ndërtimin e një platforme të medias sociale.

Në vend që të përpiqet të krijojë kopje rivale të Facebook, me Shoelace Google ka ambicie shumë më modeste duke rivalizuar në fakt funksionin Events të Facebook.

Shoelace ka ngjashmëri të mëdha me Schemer, një tjetër aplikacion eksperimental për organizimin e eventeve lançuar nga Google në 2011. Aplikacioni u mbyll vetëm tre vite më pas në 2014.

Shoelace aktualisht është në fazë testimi dhe ofrohet vetëm përmes një ftese në Android dhe iOS. Ju mjafton të plotësoni këtë formular për tu përfshirë. Duhet një llogari Google për tu kyçur dhe aktualisht ofrohet vetëm në Nju Jork. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Cilat janë problemet kryesore të internetit për fëmijët në Kosovë

Lajmet e fundit>