Analiza

Shpallen finalistët për Imagine Cup

Publikuar , 24 Mars 2011
0
Shpallen finalistët për Imagine Cup

Imagine-Cup-2011 (1)Për shkak se gara është e natyrës regjionale, nacionale dhe online, këta student që marrin pjesë në këtë garë cilësohen si më të mirët prej anembanë botës. Vitin e kaluar studentët nga Serbia u shpallën nën kampion, ndërsa titullin e kampionit e mori ekipi “Skeek” nga Tajlanda. 

Deri tani Imagine Cup, që organizohet nga Microsoft, numëron nëntë vite të ekzistimit, (në të cilat asnjëherë nuk ka marrë pjesë ndonjë grup studentësh nga Kosova apo Shqipëria), dhe ka numëruar 1,000 studentë prej 25 shteteve të ndryshme. Ndërsa sot ka arritur në 183 shtet pjesëmarrëse me mbi 350,000 studentë në numër të përgjithshëm.

Me kalimin e viteve, janë shtuar kategoritë garuese, Embedded Development (pajisje teknologjike “cool”), Digital Media (video të shkurtra), dhe Game Design për Xbox dhe Windows Phone 7, si shtesë ndaj 9 kategorive të ndryshme në të cilat mund të garojnë mes vete studentët. 

Finalja këtë vit mbahet në Nju Jork, por vitet e mëhershme ka pasur finale prej Egjiptit, Kajros e deri tek Sao Paolo, e Parisi. 

Projektet e këtij viti ofrojnë mundësinë edhe për individët me aftësi të kufizuara që të përdorin teknologjinë, softuerin për të ndihmuar në mirëmbajtjen e shëndetit të tyre në komunitete rurale, në zgjidhjen e mënyrave të edukimit të tyre, dhe shumëçka tjetër. 

Inspirimet e studentëve cilësohen të jenë prej frustrimeve personale në lidhje me sistemin shëndetësor të vendit të tyre e deri tek një e ardhme më inovative. Për të kuptuar më shumë vizitoni faqen www.imaginecup.com. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Teknologjia e informacionit, trend në rritje me nevojën për kuadro të reja

Lajmet e fundit>