Lajmet

Shpallen fituesit e Hack the Crisis Albania, tre zgjidhje inovative për krizën e COVID-19

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Prill 2020
0
Ndërsa kriza e COVID-19 ka pushtuar jo vetëm Evropën por mbarë botën, komunitetet e teknologjisë janë mobilizuar për të ndihmuar sektorë të ndryshëm biznesi që po vuajnë duke u gjetur zgjidhje në kohë krize. Shpallen fituesit e Hack the Crisis Albania, tre zgjidhje inovative për krizën e COVID-19

Hack the Crisis Albania shpalli fituesit të Dielën pas 48 orësh maratonë ku 200 pjesëmarrës me mbështetjen e 40 mentorëve dhe 30 institucioneve partnere nga Shqipëria, Kosova dhe Evropa përqendruan përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje të aplikueshme për krizën e COVID-19.

BTC, Iris dhe Shkolla.Online u përzgjodhën në mesin e 10 finalistëve nga juria e Hack the Crisis Albania si idetë më të spikatura të cilët do të ndajnë mes tyre çmimin prei 9,000 euro krahas shpërblimeve të tjera në shërbime të cilat do të ndihmojnë këto nisma të zhvillohen dhe rriten më tutje.

Një eveniment me karakter ndërkombëtar i zhvilluar në formatin e një hackathoni Hack the Crisis u soll në Shqipëri nga EU for Innovation, Coolab, Crazy Town dhe Garage48 me mbështetjen e ICTSmedia dhe rrjeteve të saj Uplift, ICTSlab dhe PCWorld.al.

Ishe një aktivitet risi për mënyrën e organizimit i gjithi në formatin online duke përdorur teknologji, shërbime dhe aplikacione bashkërendimi dhe koordinimi si Zoom dhe Slack.

Startoi pasditen e së Premtes në ora 18:00 për të vijuar gjatë gjithë fundjavës ku ekipet pjesëmarrëse patën mundësi të ndajnë idenë e tyre dhe ta zhvillojnë më tej me mbështetjen e mëse 40 mentorëve. Këtij aktiviteti ju bashkuan edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Luigi Soreca dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi.

Shpallja e fituesve u bë të Dielën po në formatin online gjatë një prezantimi të udhëhequr nga Toni Pienonen dhe Mikko Korpela.

Juria e cila përzgjodhi fituesit përbëhej nga Sara Usinger nga EU for Innovation; Toni Pienonen nga Crazy Town Oy; Florensa Haxhi nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë; Bora Muzhaqi këshilltare e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Arjan Ymeri nga OFICINA.

Fundjava inovative #HacktheCrisisAlbania

Pjesëmarrësit kanë zhvilluar ide shumica prej të cilave janë shëndrruar në prototip gjatë 48 orëve dhe që ti vijnë në ndihmë krizës së COVID-19.Tre ekipet më të mira do të marrin si çmim një shumë parash ndërsa do të ofrohen nga organizatorët edhe çmime të tjera në shërbime në mënyrë që fituesit të kenë mundësi të zhvillojnë më tej idenë e tyre dhe ta vënë në funksion sa më parë të jetë e mundur.#HacktheCrisisAlbania

Gepostet von PCWorld Albanian am Sonntag, 5. April 2020

Projekti i BTC quhet Delivery Donation App. Qëllimi i ekipit përbërë nga Lisian Roseni, Arsen Meta, Anis Slimani dhe Dionisa Margjini nuk është të krijojë thjeshtë një aplikacion për situatën e COVID-19 por që të mund të shërbejë si platformë ku njerëzit mund të ndihmojnë ata që janë në nevojë.

LEXO EDHE:  Galaxy Note 10 do të rikthejë një funksion që Galaxy S10 i mungoi

Ajo çfarë ky ekip kishte vërejtur ishte se ekzistojnë aplikacione për të dërguar ushqim por jo donacione. BTC fton të gjitha kompanitë e dërgesave, tregjet dhe dyqanet të bashkojnë forcat me misionin për të dhuruar për njerëzit e varfër. Kësaj nisme mund ti bashkohen kompanitë e dërgesave të ushqimit, supermarketeve, librarive, farmacitë e biznese të tjera. Donacionet mund të bëhen në kategori: para, ushqim, libra dhe sende.

Projekti i quajtur Iris u zhvillua nga ekipi Oficina Hacker Team përbërë nga Mario Alla, Hysen Ndregjoni dhe Rei Arifi për tu thënë Shqiptarëve që të komunikosh me një psikiatër nuk të bën të “luajtur nga mendja.” Ekipi arriti në përfundimin se në kohëra të tilla krizash njerëzi përballen me vështirësi në mendjet e tyre. Një numër i lartë njerëz vuajnë nga depresioni dhe kanë nevojë të flasin me një psikiatër. Iris ka për qëllim të lidhë njerëzit në mënyrë anonime me një psikiatër. Për momentin platforma ofrohet përmes rrjetit social Facebook.

Shkolla.Online është ajo çfarë të gjithë ne, fëmijë, prindër e studentë kemi nevojë përballë COVID-19. Me shkollat e mbyllura, përmbajtja ekziston por është e vështirë të përzgjidhet e duhura nga studentët ndërsa mësuesit gjenden përballë sfidës për tu adaptuar me mjetet e reja në vend që të përqendrojnë përpjekjet e tyre në mësimdhënie.

Shkolla Online është një platformë zhvilluar nga Albi Cungu, Bajram Cokaj dhe Daren Tuzi e cila shërben përmbajtjet për studentët në mënyrë sa më të thjeshtë dhe të lehtë. Mësuesit nga ana tjetër mjafton të regjistrojnë leksionin e tyre e ta ngarkojnë në platformë ndërsa pjesën tjetër e menaxhon ekipi i Shkolla Online. Por kjo platformë nuk është krijuar vetëm me COVID-19 në mendje por edhe për vijueshmërinë e saj. Me këtë platformë mësuesit mund të fitojnë para si incentivë për të ofruar leksionet e tyre falas në platformë, si dhe të ndërtojnë reputacion e më pas të ofrojnë klasa private për studentët që kanë nevojë.

LEXO EDHE:  ICTSmedia ofron pozicione vakante pune në Tiranë dhe Korçë

Ndërsa kriza e COVID-19 ka pushtuar jo vetëm Evropën por mbarë botën, komunitetet e teknologjisë janë mobilizuar për të ndihmuar sektorë të ndryshëm biznesi që po vuajnë duke u gjetur zgjidhje në kohë krize.

Hack the Crisis nisi në Estoni në formën e një hakatoni organizuar nga Garage48 dhe Accelerate Estonia. Suve, chatboti i përdorur nga autoritetet Shtetërore për të ofruar këshillë rreth COVID-19 doli nga ky hakaton. Me shpejtësi kjo ngjarje u përhap në disa vende Evropiane përfshirë Shqipërinë.

Për 48 orë startupet zhvilluan zgjidhje që hynin në tre kategori: Shpëtimi i Jetëve, Ndihmesa e Komuniteteve dhe Ndihmesa e Bizneseve. /PCWorld Albanian