Blog

Shpallet fituesi i Red Bull Solo Q Albania Qualifiers

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Maj 2020
0
Ndeshjet finale ishin mjaft të luftuara, por në fund fitues u shpall Gesi Dano, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në finalet rajonale në Kopenhagen, Danimarkë. Shpallet fituesi i Red Bull Solo Q Albania Qualifiers

Në fillim të muajit maj, Red Bull dhe GameON Albania nisën fazën kualifikuese të Red Bull Solo Q, kampionatit më prestigjoz 1v1 të League of Legends. Fituesi i këtij kampionati do të përfaqësonte Shqipërinë në Danimarkë, ku do të luheshin finalet rajonale ndaj vendeve të tjera në serverin EU Nordic & East.

Në Red Bull Solo Q, lojtarët do të luanin ndaj lojtarëve të tjerë në Top Lane dhe fitues do të shpallej lojtari i cili merrte First Blood, arrinte 100CS i pari ose merrte kullën e parë. Ndryshe nga edicioni i vitit të kaluar, këtë radhë Red Bull Solo Q u luajt plotësisht online.

Një prej arritjeve më të mëdha të Red Bull Solo Q Albania Qualifiers ishte publikimi i këtij tournament-i në launcher-in e League of Legends. Kjo arritje bëri që të tejkaloheshin plotësisht pritshmëritë tona në lidhje me pjesëmarrjen dhe na shtyu që të hapnim edhe një grup ekstra kualifikuesesh. Pra, përveç katër grupeve të para që u luajtën më 4, 7, 10 dhe 13 maj, u krijua edhe një grup ekstra i cili u luajt më 15 maj.

Në këtë kampionat morrën pjesë më shumë se 300 lojtarë të një niveli mjaft të lartë, gjë që u vu re edhe në transmetimin e finaleve live në Twitch. Këtu mund të përmendim lojtarë mjaft të zotë si DANO, i cili u shpall fitues i këtij kampionati, por edhe Geri dhe iAqua. Ndërkohë, përveç lojtarëve që janë të njohur në komunitetin e LoL në Shqipëri si lojtarë të mirë, në këtë kampionat patën mundësi të shfaqnin aftësitë e tyre edhe lojtarë më pak të njohur si Gold Experience.

Siç thamë edhe më lart, finalet e Red Bull Solo Q Albanian Qualifiers u transmetuan live në kanalin e Twitch të GameON Albania. Gjatë ditës së shtunë dhe të diel pati dy transmetime për më shumë se 4 orë, ku u luajtën 18 ndeshje midis 19 lojtarëve finalistë. Ndeshjet ishin në formatin Best of 3, ndërkohë që finalja u luajt në formatin Best of 5. Ajo çka na ndihmoi shumë në arritjen e një niveli mjaft të lartë në stream ishte mbështetja e Riot Games, të cilët na mundësuan përdorimin e Tournament Realm, në mënyrë që lojtarëtë të luanin në të njëjtat kushte me lojtarët profesionistë, si dhe që ne të kishim mundësi të shikonim ndeshjet pa asnjë vonesë.

LEXO EDHE:  Facebook do të paralajmërojë përdoruesit kur shpërndajnë disa lloje artikujsh

Ndeshjet finale ishin mjaft të luftuara, por në fund fitues u shpall Gesi Dano, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në finalet rajonale në Kopenhagen, Danimarkë. Ai tregoi një përmirësim mjaft të madh në krahasim me vitin e kaluar dhe i urojmë shumë fat në rrugëtimin e tij drejt Danimarkës. /GameOn