Softuer

Shpalosen specifikat për Bluetooth 4.0

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
Shpalosen specifikat për Bluetooth 4.0

“Finalizimi i teknologjisë pa tela me energji të ulët Bluetooth brenda specifikave bazë është një arritje monumentale” tha Michael Faley, Ph.D., drejtor ekzekutiv, pranë Bluetooth SIG. “Bluetooth wirless technology mund të arrijë tani, me punën e madhe të punëtorëve tanë dhe programit kualifikues me nivel botëror, të bëjë pothuajse çdo gjë”.

Konsumim të ulët të energjisë, aftësi për të punuar me vite të tëra në bateri standarde me qelula coin-cell, kosto të ulët, bashkëveprim me shumë prodhues, janë disa prej veçorive që do të ofrohen me Bluetooth 4.0.

Pajisjet me Bluetooth 4.0 do të duhej të paraqiten në çerekun e katërt të këtij viti, dhe funksionet pë shpenzim më të ultë të energjisë pritet të jenë një prej përfitimeve më të mëdha që do të duhej të fitojnë prodhuesit në momentin që do të fillojnë me prodhimin e këtij standardi.

LEXO EDHE:  Office 365 disponueshëm për kompjuterët Mac

Lajmet e fundit>