Harduer

Shpalosen specifikat rreth Samsung M100

Publikuar , 05 Shkurt 2010
0
Shpalosen specifikat rreth Samsung M100

Celulari M100 ka një ekran të madh 3.7 inç AMOLED të ndjeshëm në prekje që sjellë një rezolucion prej 854 x 480 piksela, pastaj përmban një kamerë me 5 megapiksel që është në gjendje të incizojë video në format 720p HD dhe gjithashtu ka të integruar Wi-Fi 802.11n.

Celulari pritet të punojë në një version të paspecifikuar të Android dhe do të ofrohet përmes SK Telecom të Koresë.

Celulari ka një CPU 800 MHz, që besohet se është i njëjti çip ARM11 që është përdorur në Samsung Moment. Pajisja do të ketë gjithashtu një sensor GPS, TV Tuner T-DMB, përkrahje për DivX dhe port 3.5 mm për dëgjuese. Ndërfaqja kontroverse e Samsung, TouchWiz pritet që të jetë pjesë e specifikimit.

M100 pritet të ofrohet në treg gjatë muajit mars në Kore përmes SK Telecom, megjithatë çmimet për të nuk janë bërë ende të ditura.

LEXO EDHE:  Samsung nuk matet dot me Apple për orët inteligjente

Lajmet e fundit>