Harduer

Shpaloset Motorola CHARM

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
Shpaloset Motorola CHARM

Celulari i mençur ekskluziv për T-Mobile do t’i veçohet me sistem operativ Android 2.1 dhe do të ketë UI-në e kompanisë, MOTOBLUR të instaluar mbi të. Kjo do të kombinohet me një tastierë të plotë QWERTY e cila do të lehtësojë çdo gjë për përdoruesit, duke filluar prej qasjes në Facebook e deri tek shkruarja e shpejtë e mesazheve.

Në anën e harduerit, Motorola CHARM ofron një ekran të ndjeshëm në prekje 2.8 inç QVGA dhe një kamerë 3 megapikselëshe me fokus të fikësuar. Përveç kësaj ka edhe përkrahje për 3G dhe WiFi.

Porti për microSD do të lejojë zgjerim të memories, dhe përveç kësaj lidhjet lokale me kompjuterë do të realizohen përmes microUSB dhe Bluetooth.

Motorola CHARM do të duhej të paraqitet ekskluzivisht për T-Mobile gatë kësaj vere, por çmimi nuk është bërë i ditur.

LEXO EDHE:  Gëlltiti kufjet Apple AirPods, ende funksiononin edhe në stomakun e tij

Lajmet e fundit>