Biznes

Shpenzimet e drejtuesve të gjigantëve të teknologjisë në siguri personale do ju çudisin

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Korrik 2021
Një analizë e re e shpenzimeve të sigurisë nga gjigantët e Silicon Valley, tregon se kanë shpenzuar 46 milionë dollarë për të mbrojtur drejtuesit e tyre të lartë. Shpenzimet e drejtuesve të gjigantëve të teknologjisë në siguri personale do ju çudisin

Kostoja e mbrojtjes së ekzekutivëve të profilit të lartë pavarësisht se pandemia i ka izoluar ato gjithashtu dhe kufizuar mundësinë e tyre të udhëtimit.

Një analizë e re e shpenzimeve të sigurisë nga gjigantët e Silicon Valley, tregon se kanë shpenzuar 46 milionë dollarë për të mbrojtur drejtuesit e tyre të lartë.

Prej kësaj statistike, 23.4 milionë janë shpenzuar vetëm në sigurinë personale të Zuckerberg, një rritje krahasuar me 20.4 milionë dollarë shpenzuar një vit më parë.

Rritjen kompania ja atribuoi protokolleve të reja të Covid-19 dhe mbrotjes së nevojshme gjatë zgjedhjeve. Prej tyre 10 milionë ishin taksë dhe 13.4 milionë shpenzime për sigurinë personale të Zuckerberg.

Ai eklipsoi rivalët si Jeff Bezos që pagoi 1.6 milionë dollarë për sigurinë personale. Në vendin e dytë ishte COO e Facebook Sheryl Sandberg e cila shpenzoi 7.6 milionë dollarë në sigurinë personale.

Vendi i tretë për Sundai Pichai me 5.4 milion dollarë të shpenzuara, ndjekur nga John Zimmer i Lyft me 2.06 milionë dollarë, Larry Ellison i Oracle me 1.71 milionë, Evan Spiegel i Snapchat me 1.67 milionë dollarë, Bezos, Marc Benioff i Salesforce me 1.31 milionë dollarë.

Tim Cook i Apple shpenzoi vetëm 470 mijë dollarë në siguri personale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Titan dhe teknologji 3D, protezat e së ardhmes