Biznes

Shpenzimet globale në IT 3.9 trilionë dollarë në 2021

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Janar 2021
Ditën e Hënë Gartner publikoi parashikimet e reja për shpenzimet IT duke lajmëruar një rritje prej 6.2% në 2021 dhe balancuar një rënie prej 3.2% vitin e kaluar. Shpenzimet globale në IT 3.9 trilionë dollarë në 2021

Shpenzimet globale në IT pritet të arrijnë në 3.9 trilionë dollarë këtë vit për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka shërbyer si katalizator për transformim të shpejtë të biznesit.

Ditën e Hënë Gartner publikoi parashikimet e reja për shpenzimet IT duke lajmëruar një rritje prej 6.2% në 2021 dhe balancuar një rënie prej 3.2% vitin e kaluar.

Gartner thotë se çdo sektor IT do të rikthehet tek rritja në 2021. Nevoja për pajisje në punën nga shtëpia ka krijuar kërkesë të lartë sidomos për softuerë sipërmarrjesh prej 8.8% dhe harduer me 8%.

Më përpara agjencia kishte parashikuar 3.8 trilionë dollarë shpenzime për 2021. Pavarësisht optimizmit, shpenzimet në 2021 nuk do të rikthehen në nivelet e para 2019. Vetëm sektori pajisjeve dhe shërbimeve për punën nga shtëpia pritet të gjenerojnë 332.9 miliardë dollarë të ardhura ose 4.9% më shumë se në 2020. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbikëqyrjet masive vështirë të largohen pas pandemisë thonë ekspertët