Biznes

Shpenzimet IT pritet të rriten në 2023

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Janar 2023
Sipas Gartner, i vetmi segment që do të ketë rënie të shpenzimeve do të jetë ai i pajisjeve. Në tërësi shpenzimet në 2023 pritet të rriten me 2.4 përqind në 4.49 trilionë dollarë. Shpenzimet IT pritet të rriten në 2023

Pas një viti të vështirë që shikoi shpenzimet IT të bien në mbarë botën, Gartner ka publikuar projektimet më të fundit duke premtuar se rritja do të rikthehet në 2023.

Firma analitike tha se në 2022 shpenzimet IT ranë me vetëm 0.2 përqind. Kjo rënie ishte rezultat i shkurtimit të shpenzimeve në pajisje me 10.6 përqind por sistemet e qendrave të të dhënave rritën shpenzimet me 12 përqind.

Duke qenë se konsumatorët po përballen me sfida ekonomike drejt vitet që po vjen Gartner thotë se bizneset do të vijojnë të shpenzojnë më shumë.

Sipas Gartner, i vetmi segment që do të ketë rënie të shpenzimeve do të jetë ai i pajisjeve. Në tërësi shpenzimet në 2023 pritet të rriten me 2.4 përqind në 4.49 trilionë dollarë.

Në Tetor firma kishte parashikuar rritje prej 5.1 përqind në 2023, por kriza ekonomike ka goditur rëndë bizneset.

Shërbimet e softuerit dhe IT pritet të përjetojnë rritjen më të madhe të shpenzimeve IT këtë vit, kryesisht shërbimet e komunikimit dhe qendrave të të dhënave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterëve rënie të ndjeshme në 2022