Biznes

Shpenzimet në aplikacione arrijnë shifra rekord

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Dhjetor 2021
Deri në fund të vitit, Sensor Tower parashikon që aplikacioni do të ketë shpenzime prej 2.3 miliardë dollarësh, duke e çuar totalin e tij në 3.8 miliardë dollarë. Shpenzimet në aplikacione arrijnë shifra rekord

Shpenzimet e konsumatorit në mbarë botën për aplikacione parashikohen të arrijnë në 133 miliardë dollarë  në vitin 2021, thotë raporti i fundit i Sensor Tower. Kjo sugjeron një rritje prej 19,7 % nga viti në vit  nga 111,1 miliardë dollarë në vitin 2020, gati duke pasqyruar rritjen prej 21 % në vit të shpenzimeve konsumatore në 2019.

TikTok do të jetë aplikacioni që ka përfituar më shumë në mbarë botën në 2021, e ndjekur nga YouTube, Piccoma, Tinder dhe Disney+. Në Google Play, raporti thotë se TikTok do të zërë pozicionin e katërt, por do të mbetet në krye për sa i përket të ardhurave nga App Store.

TikTok, në 11 muajt e parë të 2021, pa të ardhura 2 miliardë dollarë , 67 % më shumë nga një vit më parë . Deri në fund të vitit, Sensor Tower parashikon që aplikacioni do të ketë shpenzime prej 2.3 miliardë dollarësh, duke e çuar totalin e tij në 3.8 miliardë dollarë.

Titulli për fitimin më të madh në platformën e Google thuhet të jetë Moon Active’s Coin Master, i cili pa të ardhurat e tij të rriten me 13 për qind nga viti në vit në afro 912 milionë dollarë  nga totali prej 809.8 milionë dollarësh i vitit 2020. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung ka 50 milionë smartfonë të pa shitur në stok