Biznes

Shpërbërja e Facebook, gjëja e fundit që BE-ja do të kërkonte

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Maj 2019
0
Vestager u pyet në një konferencë teknologjike në Paris nëse do të ishte pro një ndarjeje të Facebook pasi politikanë Amerikanë dhe madje bashkëthemeluesi i Facebook kishin folur në favor të shpërbërjes së kompanisë. Shpërbërja e Facebook, gjëja e fundit që BE-ja do të kërkonte

Një ndarje e rrjetit social Facebook do të ishte opsioni i fundit që do të na vinte në mendje dhe do të niste një mori procedurash ligjore tha komisionerja Evropiane për konkurrencën Margaret Vestager ditën e Premte.

Vestager u pyet në një konferencë teknologjike në Paris nëse do të ishte pro një ndarjeje të Facebook pasi politikanë Amerikanë dhe madje bashkëthemeluesi i Facebook kishin folur në favor të shpërbërjes së kompanisë.

“Sigurisht, do të ishte gjëja e fundit. Unë mendoj se do të na mbante nëpër gjykata për një dekadë të tërë. Do të ishte mënyra më direkt dhe më e fuqishme për të dhënë se kemi nevojë për të aksesuar të dhëna,” tha Vestager.

Bashkëthemelues i Facebook dhe shoku i dhomës në kolegj i Mark Zuckerberg, Chris Hughes këtë muaj tha në një opinion për Nju Jork Times se Facebook duhej të shpërbëhej urgjentisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerët kanë gjetur mënyra për të shmangur verifikimin me dy faktorë

Lajmet e fundit>