Biznes

Shpërthejnë protesta në fabrikën më të madhe në botë të prodhimit të iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Nëntor 2022
Për shkak të pandemisë së Covid-19, Foxconn ka implemenuar rregulla strikte të karantinës duke detyruar stafin të punojë dhe jetojë në ambientet e fabrikës së izoluar nga bota e jashtme. Shpërthejnë protesta në fabrikën më të madhe në botë të prodhimit të iPhone

Fabrika më e madhe e prodhimit të iPhone në Kinë, është goditur nga disa protesta masive të punonjësve deri në konfrontime të dhunshme raportoi Bloomberg.

Videot tregojnë qindra punonjës të cilët marshojnë duke konfrontuar një menaxher ndërsa ka pasur disa raste të dhunës.

Punonjësit janë të pakënaqur me përfitimet më të nga bonuset dhe vonesat e tyre sipas videove të postuar në rrjetin social Weibo.

“Mbroni të drejtat tona!” ishte parulla e protestuesve të cilët u përplasën me policinë ndërsa një video tjetër të postuar shfaqen një grup punonjësish që kanë rrethuar një menaxher në një dhomë konferencash.

Për shkak të pandemisë së Covid-19, Foxconn ka implemenuar rregulla strikte të karantinës duke detyruar stafin të punojë dhe jetojë në ambientet e fabrikës së izoluar nga bota e jashtme.

“Kjo karantinë mbron qytetin nga përhapja e Covid-19, por nuk bëhet asgjë për punonjësit në fabrikë,” tha një grup avokatie në Hong Kong. Mijëra punonjës janë larguar nga kampusi i fabrikës duke detyruar Foxconn të ofrojë bonuse dhe paga më të larta për të mbajtur stafin.

Muajin e kaluar Foxconn në mënyrë drastike reduktoi prodhimin e iPHone për shkak të Covid-10 duke detyruar Apple që të njoftonte shtyrjen e dërgesave për iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.

Fabrika në Zhengzhou është më e madhja në botë e iPhone me 200 mijë punonjës dhe është përgjegjës për 70% të prodhimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AirTag po përdoret masivisht për përgjimin e njerëzve