Lajmet

Shpërthejnë spekulime në internet se Instagran ndan vendndodhjen tuaj me përdorues të tjerë

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Gusht 2022
Postime dhe video virale thonë se opsioni “Precise Location” në aplikacionin iOS dhe Android të Instagram mund të ndajë vendndodhjen e saktë të dikujt me përdorues të tjerë në Instagram. Shpërthejnë spekulime në internet se Instagran ndan vendndodhjen tuaj me përdorues të tjerë

Instagram tha se pretendimet virale se etiketat e vendndodhjes në përmbajtjet e publikuara në Instagram zbulojnë vendndodhjen e vetë përdoruesve janë të rreme.

Postime dhe video virale thonë se opsioni “Precise Location” në aplikacionin iOS dhe Android të Instagram mund të ndajë vendndodhjen e saktë të dikujt me përdorues të tjerë në Instagram.

Disa postime sugjeronin se kjo ndodhi pas një përditësimi dërguar së fundi në aplikacionin Instagram.

Rrjeti social reagoi duke thënë se funksionaliteti nuk ndan vendndodhjen e përdoruesve me përdorues të tjerë.

Çfarë është “precise location”?

Funksionaliteti i bë i disponueshëm në iPhone me sistemin operativ iOS 14 në 2020-ën. Opsioni erdhi në Android 12 në 2021.

Përdoruesit duke e aktivizuar ju japin disa aplikacioneve informacion më të saktë të vendndodhjes.

Edhe pse shihet si opsion kontrovers, në fillim u lavdërua si një mënyrë për të përmirësuar privatësinë në pajisjet mobile. Funksioni është i aktivizuar automatikisht.

Në Instagram ku postoni një foto me vendndodhje, do të tregojnë vendndodhjen tuaj të saktë në hartë. Postimet virale të përhapura thonë se funksioni po përdoret nga kriminelët për të ndjekur njerëzit, veçanërisht influencerët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Neuralink nën hetim federal për eksperimentet me kafshët