Analiza

Shpërthen bateria e një përdoruesi të smartfonit LG G3 duke u karikuar

Publikuar , 27 Dhjetor 2014
0
Shpërthen bateria e një përdoruesi të smartfonit LG G3 duke u karikuar

lg-g3-explodes-2-1280x724Incidentet në pajisjet e telefonëve inteligjentë vazhdojnë. Pas përkuljes së iPhone 6 Plus, hapësirës boshe të konsiderueshme mes ekranit dhe kornizës të Samsung Galaxy Note 4 vazhdojnë problemet edhe për pajisjet e tjera.

Modeli LG G3 është një ndër telefonët më të mirë të lançuar në vitin 2014, por ka klientë të cilët nuk janë fare dakord me këtë ide. Një raport i publikuar në një uebfaqe të Reddit shpjegon një incident që i kishte ndodhur dikujt papritur kur bateria e telefonit të tij shpërtheu pa ndonjë shkak të qartë, por fatmirësisht asnjë nuk ishte lënduar.

Kjo pajisje po karikohej gjatë kohës kur shpërtheu duke e mbushur kështu dhomën me tym dhe duke djegur edhe çarçafët. Klienti i Reddit shpjegoi se si e kishte përballuar situatën si dhe kishte shkrepur disa foto të cilat do ti gjeni më poshtë. Gjithashtu ai ka zgjedhur të theksojë faktin se si bateria ashtu edhe karikuesi kanë qenë të marra nga dyqani zyrtar i LG dhe se janë origjinale, duke larguar kështu çdo mëdyshje se këtë incident mund ta kenë shkaktuar produkte të palës së tretë. Një zëdhënës i kompanisë LG është shprehur se “ Ne e marrim seriozisht çdo kërkesë të tillë dhe do të përpiqemi të shpjegojmë e të rregullojmë çdo problem të tillë sa më parë të mundemi” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Del në shitje televizori i parë 8K me çmim marramendës

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>