Lajmet

Shpërthen lufta kibernetike mes Greqisë dhe Turqisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Qershor 2020
0
Hera e fundit që disa hakerë janë rekrutuar i përket vitit 2009, por të ardhurit e rinj konsiderohen të rëndësishëm për rinovimin e stafit. Shpërthen lufta kibernetike mes Greqisë dhe Turqisë

Shërbimi Grek i Inteligjencës ka punësuar 80 hakerë të rinj në një kohë kur lufta kibernetike me hakerët Turq është intensifikuar.

Hera e fundit që disa hakerë janë rekrutuar i përket vitit 2009, por të ardhurit e rinj konsiderohen të rëndësishëm për rinovimin e stafit.

Në Janar, hakerët Turq thyen sistemet dhe uebsajtet e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Jashtme dhe të Kryeministrit Grek.

Javën e kaluar ata rinisën një sulm të ri duke rrëzuar uebsajtin e autoriteteve lokale të një qyteti të vogël Grek quajtur Chalkidona në Selanik. Ushtari kibernetik i turqisë Ayyidiz Tim mori përsipër sulmin.

Grupi i hakerëve Anonymous Greece është përgjigjur duke rrëzuar dy uebsajte të dy ministrive, të Jashtme dhe të Mbrojtjes së Turqisë.

Greek City Times raportoi se hakerët Grekë kishin penetruar sistemin e shëndetit publik të Turqisë dhe përvetësuar 150 mijë pjesëza informacioni.

Mes hakerëve të Anonymous Greece dhe 80 hakerëve të rinj të punësuar nuk ka asnjë lidhje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Regjistër i mediave për luftimin e lajmeve të rreme