Analiza

Shpërthimi i e-book

Publikuar , 01 Korrik 2010
0
Shpërthimi i e-book

E-Books kanë përfitime të shumta. Duke përjashtuar rezervat e letrës, lexuesit e e-book zënë pak vend në çantat e udhëtimit përderisa pajisin një raft librash në mënyrë ekuivalente. Ju nuk keni nevojë të shkoni askund për të blerë apo huazuar një titull të e-book.

Për një version të dobët, mundësia për të përshtatur stilin e shkronjave mund të bëjë dallimin në mes të mundurit për të lexuar një libër dhe të shpresuarit që të dal një version me zë. Disa lexues i kopjojnë ato si interpretime këngësh e disa madje i lexojnë librat me zë të lartë.

Fatkeqësisht, bota e e-book është ballkanizuar me përmasa të shumta të skedarëve inkompatibil dhe me teknologjitë e të drejtave menaxhuese dixhitale (DRM) dhe po ashtu me pajisje të ndryshme që ofrojnë përkrahje për të dyja.

Librat në fushat publike janë gjerësisht të disponueshëm ne PDF dhe në përmasa të tjera standarde. Mirëpo e drejta e kopjimit të materialit është një çështje tjetër. Amazon Kindles mund të pajiset me e-book komercial në AZW të Amazon-it përmes shkarkimit wireless vetëm në Shtetet e Bashkuara (megjithatë në pjesën e parë të tetorit kompania shpalli Kindle të aftë për shkarkim të kënaqshëm në shumë shtete).

Në të njëjtën kohë, Sony, i cili prodhon disa nga lexuesit më elegant të e-book, po braktis formatin e skedarëve dhe përmbajtjen e mbrojtur te depos së vet të e-book-ëve tek Adobe ePub, një format skedari të e-book që botuesit dhe shitësit e librave e kanë përqafuar gjerësisht.

Përderisa PDF i Adobe riprodhon një imazh të fiksuar të një faqeje, ePub i lejon rrjedhës së tekstit që t’i përshtatet madhësisë dhe stilist të ndryshëm të shkronjave.  Adobe ofron një teknologji DRM të quajtur Adobe Content Server 4. Sony dhe një numër i madh i librarive të tjera online shesin tituj komercialë në formatin ePub/ACS4 dhe disa librari u mundësojnë frekuentuesve që të kontrollojnë librat ePub.

Që prej fillimit të tetorit, 17 lexues e-book përkrahin ePub dhe ACS4, që e bëjnë kombinacionin gjënë më të afërt që industria ka si synim, atë të librave standard të mbrojtur DRM. Për dallim nga Amazon Kindles dhe Foxit eSlick, që të gjithë lexuesit e tjerë e-book në këtë pasqyrim përkrahin ePub/ACS4.

Sony Reader Touch Edition (PRS-600)
Produkti më i ri dhe më i shitur i Sony-t për lexuesit e e-book ofron diçka që nuk e kemi parë në lexuesit e mëhershëm të Sony-it: një ekran me prekje dhe laps për lëvizje dhe për të krijuar vizatime dhe gjithashtu për shënime me shkrim dore.

Nëse ky novacion do të rrisë përvojën e e-Book mbetet për t’u debatuar, mirëpo kualiteti i plotë i produktit nuk është: përveç mungesës së lidhjes wireless për të blerë libra pa u qasur në ndonjë kompjuter, Edicioni Touch është një garues i merituar për Amazon Kindles. Ky lexues ngjan me një version të përmirësuar të lexuesit të mëhershëm të Sony-t, me ekran 6-inçësh E Ink 8 me një kornizë metalike (e disponueshme në ngjyrë hiri, të zezë dhe të kuqe).

LEXO EDHE:  Acer Triton 900 është një laptop monstër

Nën ekran gjenden 5 shirita të hollë ngjyrë hiri në formë butonash për t’i rrotulluar faqet dhe për të hyrë në meny. Touch Edition ju mundëson të krijoni tekst memo (përmes një tastiere në ekran), të dëgjoni MP3 dhe AAC muzikë, të shikoni imazhe dhe të vendosni një slideshow.

MP3 Player ishte më i miri se në cilindo lexues të e-book që kam provuar me një audio të fuqishme e të arsyeshme të lidhur me kufje dhe krike standarde të Touch Edition. Ai përfshin opsionet e përsëritjes dhe ju mund të dëgjoni muzikë përderisa jeni duke lexuar.

Lexuesi vjen me një fjalor dhe ju mundëson t’i pajisni me shënime librat dhe dokumentet tuaja. Touch Edition është një lexues i nivelit më të lartë. Edhe pse i kushtueshëm, afro 300$, është i dizajnuar mirë dhe i pasur me veçori shtesë.

Amazon Kindle DX
Kindle DX çuditërisht duket i hollë dhe elegant. Në anën e përparme të pajisjes është një ekran i gjerë 9.6 inqësh E ink që mund t’i shfaq 16 nuanca gri (sikurse edhe Kindle 2). Më 7.2 nga 10.4 nga 0.4 inç dhe me një peshë prej 529 gramësh Kindle DX është lexuesi e-book më i madh dhe më i rëndë gjer më tani. Sikur edhe Kindle 2, ai ka një tastierë, (për shënime dhe kërkim të librave në Amazon Kindle nëpërmjet lidhjes wireless), mirëpo shkrimi në të është e ngathët.

Në Shtetet e Bashkuara ju mund të blini dhe shkarkoni libra nga kjo pajisje pa pasur nevojën që të lidheni me një PC (vetëm versioni i Kindle 2 ju mundëson që të shkarkoni përmbajtje diku tjetër).

Përveç, ekranit të gjerë dhe të hollë të DX që është një plus i madh, pajisja është e pamundur që të arrini sukses në zëvendësimin e një gazete apo reviste; është shumë e vështirë kjo dhe ekrani i tij E ink ka pak ngjyra që i posedojnë publikimet moderne. Çmimi i lartë i DX-it ka gjasa që t’i ndalojë konsumatorët potencial gjithashtu. Me një çmim prej 489$, ai është më i shtrenjtë sesa laptopët e pasur me shumë veçori.

Amazon Kindle 2
Kindle 2 është një tabletë e lëmuar që mund ta mbani lirisht në duart tuaja. Ashtu si edhe Kindles-it e tjerë, ai ofron akses të lehtë në dyqanet e Amazon Kindle nëpërmjet rrjetit wireless 3G (pa ndonjë çmim shtesë për përdoruesit), kështu që blerja e librave tani është një lehtësim.

Mirëpo, Amazon nuk i ka të disponueshëm qindra mijëra e-book falas që mund t’i merrni nga dyqanet e tjera. Dizajni i tij i lustruar duket për mrekulli, sikurse ekrani i tij 6-inçësh, 600- nga 800 pikselë E Ink. Teksti është i mprehtë dhe imazhet janë të qarta. Mirëpo doreza naviguese e Kindle 2 është e pahijshme afër rrethojës së poshtme. 

LEXO EDHE:  Ja sesi dy studentë Kinezë në SHBA morën nga Apple iPhone me vlerë 900,000 dollarë

Për më shumë, tastiera QWERTY poshtë ekranit është befasisht e përdorshme, me çelësat rrethor që janë të lehtë për t’u shtypur. DX i Kindle me ekran  diagonal 9.6-inçësh shfaq 16 nuanca ngjyrë gri Për detaje më të hollësishme në lidhje me lexuesit e-book që do të konkurrojnë për vëmendjen e konsumatorëve vitin e ardhshëm, shiko find.pcworld.com/63963. Edhe pse shtesat e tij janë të kufizuara me një aftësi të tekstit në të folur, një MP3 player themelor dhe një web shfletues, Kindle 2 në tërësi qëndron si një shoqërues i mirë i lexuesit.

Sony Reader Pocket Edition (PRS-300)
Pocket Edition është po aq i lirë sa edhe lexuesit e-book: 199$ për një ekran të hollë 5-inçësh E Ink.

Atij i mungojnë disa shtesa që disa konkurrues të tjerë i kanë, mirëpo dizajni i mirë dhe përdorimi i kompensojnë veçoritë që i mungojnë. Ashtu si lexuesit e mëhershëm të Sony-it, Pocket Edition ka një veshje metalike (shumica e konkurrentëve përdorin një lloj plastike), e cila mund të shpjegojë pse ai peshon afro 250 gramë. Mirëpo veshja e argjendtë ndihej mirë në duart e mia dhe kontrollet janë të lehta dhe intuitive.

Përkrahja e formateve të skedarëve është e kufizuar në BBeB, ePub, PDF, TXT, RTF,dhe Microsoft Word (.doc) skedarë, plus (librat komercialë) BBeB, ePub (me teknologji të Adobe Content Server 4 DRM) dhe skedarët  PDF. Pocket nuk përkrah imazhe apo skedarë HTML dhe nuk ka fjalor.

Leximi në Pocket Edition është i lehtë dhe intuitiv: faqet dukeshin mirë dhe kthimi i faqeve ishte i përgjegjshëm në një vlerë me ato të pajisjeve të tjera. Mbi të gjitha, Pocket Edition bën thirrje jo vetëm për njerëzit nën një buxhet (pas së gjithash, Kindle nuk është edhe aq më i shtrenjtë), por për këdo që dëshiron një lexues e-book të vogël për ta mbajtur në çantë.

Interead Cool-ER
Cool-ER, që kushton 249$, orvatet ta dallojë veten e tij nga konkurruesit me ngjyrë gri dhe të zezë dhe në shumicën e rasteve ai ia del. I hollë (0.4 inç), i lehtë (173.6 gramç) dhe i disponueshëm në tetë ngjyra të ndryshme, ky lexues e-book është i ngjashëm me një iPod- jo një model i rolit të keq për dizajnin industrial. Gjërat e vetme që shihen prapa ekranit 6-inçësh janë logoja e pajisjes dhe një rrotë për navigim iPod, të cilën e përdorni për të naviguar nëpërmjet menysë dhe për t’i kthyer faqet. Fatkeqsisht, për shkak se butoni është paksa i ngrirë, përdorimi i tij i panevojshëm është i lodhshëm.

Ekrani i Cool-ER ka të njëjtën teknologji E Ink që përdorin Sony Kindle dhe lexuesit e tjerë e-book. Cool-ER adapton një version 8 shkallësh, të operuar nga procesori 400MHz të Samsung ARM. Ju mund ta transferoni përmbajtjen vetëm nëpërmjet kabllos USB, mirëpo modeli wireless nuk është i gatshëm gjer në vitin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Ende pa u zbatuar 5G-ja Trump kërkon 6G-në

Cool-ER përkrah një shumicë formatesh të skedarëve duke përfshirë  ePub, HTML, PDF, Rich Text dhe tre formatet e popullarizuara të imazheve: ePub me Adobe Content Server 4 me  programin DRM që është formati fillestar për lexuesit komercialë e-book, të cilët mund t’i blini në CoolerBooks.com (libraria e tij e disponueshme nuk është e madhe) apo te faqet e tjera që përkrahin ePub dhe ACS4. 

MP3 player i këtij modeli ju mundëson që të dëgjoni muzikë përderisa jeni duke lexuar. Si për inat, prizat e kufjeve nuk përkrahin priza standarde 3.5mm. Do t’ju duhet të merrni një adapter 2.5mm për të përdorur kufjet e tanishme (Cool-ER nuk vjen me kufje). Lëmueshmëria (dhe një rrotë navigimi) do ta përmirësonin përdorimin e Cool-ER, mirëpo, megjithatë, çmimi nuk është një telash i madh.

Astak EZReader PocketPro
EZReader PocketPro (find.pcworld.com/63970) ka madhësinë e njëjtë si të Sony Reader Pocket Edition dhe kushton po aq (199$).

Mirëpo, opsionet e madhësisë së shkronjave të tij jopraktike janë një pengesë serioze. EZReader PocketPro është i lehtë dhe vjen i ndërtuar me një veshje të bukur lëkure. MP3 player ju mundëson që të dëgjoni muzike përderisa lexoni.

Lexuesit Astak gjithashtu përkrahin teknologjinë e Adobe DRM —Adobe Content Server 4— që ju jep akses në përmbajtjen e madhe komerciale. Mirëpo kontrollet e navigimit të PocketPro nuk janë as të besueshme dhe as intuitive.

Për shembull, nuk ka kursor për të lëvizur nëpërmjet listës së opsioneve (do t’ju duhet të përdorni tastierën numerike nën ekran) dhe nuk ka status bar në faqe që të tregojë përmirësimet nëpërmjet librit.

Dhe veçoria e ndërtuar tekst në të folur është goxha e keqe. E keqja e të gjithave është se i vetmi opsion i madhësisë së shkronja është “Small”, kurse të tjerat ishin çuditërisht të mëdha.

Foxit eSlick Reader
I njohur për alternativën e tij të popullarizuar për lexues PDF, Foxit ka prodhuar një pajisje e-book që funksionon vetëm me formatin PDF.

Falë kësaj mundësie, Slick Read(find.pcworld.com/63969) mund të përballojë me mijëra volume të disponueshme në këtë format; mirëpo mungon edhe përkrahja për përmbajtje komerciale të përfshirë në DRM enkriptim, duke udhëhequr qasjen në shitësit më të mirë që ju mund të lexoni në shumicën e pajisjeve konkurruese. eSlick Reader është i vogël, i hollë dhe i lehtë, me një finish kauçuku.

Ekrani është i lehtë për t’u lexuar, mirëpo ilustrimet nuk duken edhe aq atraktive si në ekranet e 4, 16 dhe shkallëshe të lexuesve të tjerë konkurrentë që ne kemi rishikuar. Nuk kemi mundur të ndryshojmë madhësinë e fonteve në çdo libër PDF që kemi provuar dhe opsioni i menysë për këtë operacion ishte i hijezuar. Zmadhimi funksiononte, mirëpo atëherë do t’ju duhet që të lëvizni majtas dhe djathtas për të lexuar përgjatë një rreshti. (PCWorld Albanian)

 

Tags >

e-book
Lajmet e fundit>