Blog

Shpikësi Francez kalon me sukses Kanalin Anglez mbi një hoverboard

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Gusht 2019
0
Zapata u nis nga Sangatte në Francë dhe mbërriti në Dover në Angli 22 minuta më pas me shpejtësi deri në 170 kilometra në orë. Shpikësi Francez kalon me sukses Kanalin Anglez mbi një hoverboard

Pas një tentative të dështuar në fund të muajit Korrik, shpikësi Francez Franky Zapata me sukses arriti të kapërcente Kanalin Anglez mëngjesin e së Hënës në Flyboard Air.

Zapata u nis nga Sangatte në Francë dhe mbërriti në Dover në Angli 22 minuta më pas me shpejtësi deri në 170 kilometra në orë.

The Guardian tha se udhëtimi nuk ishte pa ndërprerje sepse atij i duhej të rimbushej me karburant çdo 10 minuta.

Kjo është përpjekja e dytë e Zapata pasi në të parën ai u rrëzua dhe ra në ujë në përpjekje për tu ulur mbi një platformë karburanti. Herën e dytë ai përdori një platformë më të madhe dhe ndoqi një rrugë tjetër.

Zapata shpiku Flyboard në 2011, një pajisje e cila përdor ujin me presion të lartë për të qëndruar në ajër. Më pas ai shpiku Flyboard Air, një bord i fuqizuar nga katër motorë turbo avionësh dhe një kompjuter për ta mbajtur të stabilizuar.

Më përpara ai kishte fluturuar për 2,252 metra në jug të Francës. Në Korrik ai pushtoi titujt e lajmeve kur tha se do të kalonte Kanalin Anglez me këtë bord.

Shpikësi tjetër Britanik Richard Browning ka po punon në borde të tilla. Ai ka shpikur një kostum dhe ai i cili e vesh mund të fluturojë me gjashtë motorë turbo në lidhur në krahët e tij. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dell përditëson laptopët e lojërave të serive G dhe Alienware me grafikat e reja NVIDIA

Lajmet e fundit>