Harduer

Shpikja e re e Samsung-ut mund të ndryshojë mënyrën se si ne përdorim smartfonët Galaxy

Publikuar , 16 Shkurt 2014
0
Shpikja e re e Samsung-ut mund të ndryshojë mënyrën se si ne përdorim smartfonët Galaxy

galaxy-note-4-handwriting-recognition-feature-3Sipas një patente të regjistruar nga kompania Samsung rezulton se kompania është në kërkim të mënyrave të reja për përmirësimin e sigurisë së pajisjeve mobile dhe shpejtësisë së hapjes së disa aplikacioneve të caktuara tek smartfonët që suportojnë lapsat elektronikë si për shembull, modeli i ardhshëm Galaxy Note 4. Në këtë patentë përshkruhen metodat e hapjes së ekranit nëpërmjet përdorimit të firmës me shkrim dore në vend të kodit PIN.

Për më tepër, duke shkruajtur në ekran një prej komandave të suportuara nga pajisja mobile, përdoruesi mund të hapë aplikacione të ndryshme direkt nga ekrani kryesor dhe më pas do të ketë mundësi që të navigojë në ekrane të ndryshme për të gjetur aplikacionin që i duhet. Samsung ka ofruar disa shembuj të komandave të shkruajtura që do të mundësojnë hapjen e aplikacioneve, përfshirë këtu telefonimin e një kontakti, hapjen e një shfletuesi, galerisë së fotove ose aplikacionit të hartave.

Para se të venë në funksionim këtë opsion të lapsit elektronik S Pen, përdoruesit do t’i duhet t’i mësojë pajisjes nënshkrimin e vet dhe komandat input për aplikacionet që suporton. Përveç suportit të lapsit elektronik, në patentë thuhet se ndoshta do mund të suportohet edhe shkrimi i komandave me gisht.

Kjo teknologji do të jetë interesante pasi aplikacioni do të suportojë të kuptuarin kontekstual. Për shembull, duke shkruajtur në ekran “telefono mamin”, përdoruesi do të kenë mundësi të fillojë telefonatën me mamin e vet. Google ka prezantuar së fundmi një opsion të ri kërkimi për pajisjet Android që lejon përdoruesit të përcaktojnë marrëdhëniet familjare me kontaktet e ndryshme.

Nuk dihet ende nëse kjo teknologji do të aplikohet apo do të mbetet thjesht një koncept i kompanisë. Gjithsesi duhet të dimë se Samsung nuk është e vetmja kompani që po punon për identifikimin e mënyrave të reja të sigurimit të pajisjes. LG ka përmirësuar akoma më tepër opsionin KnockON LG G2 duke krijuar opsionin e avancuar Knock Code që do mund të identifikojë plot 86 000 kode të ndryshme trokitjeje për të hapur pajisjet phablet (pajisje hibride smartfon/tablet). Për më tepër një aplikacion i ri për Android i quajtur TimePIN, do të ndryshojë çdo minutë kodin PIN të pajisjes mobile për të rritur sa më shumë nivelin e sigurisë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung lançon linjën buxhetore Galaxy M

Lajmet e fundit>