Lajmet

Shqipëri: Ruaj numrin, pavarësisht operatorit

Publikuar , 07 Maj 2010
0
Shqipëri: Ruaj numrin, pavarësisht operatorit

Rudolf Papa, këshilltar ligjor në Agjencionin e Komunikimeve Elektronike tha se ka përfunduar rregullorja e posaçme për këtë proces që quhet portablitet i numrit, dhe pritet që baza e të dhënave (database) e cila administrohet nga një kompani private, të përzgjidhet me një tender të hapur dhe të mbikëqyret nga AKEP.

“Me shpejtësi të madhe po shkurtohet çdo hap i mundshëm, burokratik në aspektin e procedurave dhe ajo që mund të them me siguri është që brenda këtij viti do t’i ofrohet konsumatorit” deklaroi për NOA, Rudolf Papa këshilltar ligjor i AKEP.

Portabliteti i numrit ofron mundësinë që kompanitë e tregut të konkurrojnë në formë sa më reale mes tyre duke ofruar shërbime më të lira dhe më cilësore. Sipas Papës, përmes këtij procesi mundësohet kalimi nga një rrjet në një rrjet tjetër duke ruajtur numrin dhe në këtë mënyrë lëvizja ka kuptimin e vet, pra me një fjalë tarifat më të ulëta dhe shërbimet më të lira do të jenë nxitësit kryesor të këtij procesi.

Sipas tij, është e kuptueshme që secili nga këta operatorë do të jetë i interesuar që t’iu ofrojë konsumatorit shërbime sa më cilësore dhe me tarifa sa më të ulëta. Si model AKEP, do të shfrytëzojë përvojën e Kroacisë.

Portabiliteti i numrit është proces që aplikohet në tërë rajonin, përveç tregut të Kosovës.

LEXO EDHE:  Masat që mori Apple për të shpëtuar iPhone

Lajmet e fundit>