Lajmet

Shqipëria dhe Kosova ndër vendet me koston më të ulët për gërmimin e Bitcoin në Evropë

Publikuar , 25 Dhjetor 2018
0
Sipas një studimi realizuar nga Mineable.com, edhe pse kostoja e gërmimit të një bitcoin e kalon atë të vlerës aktuale të monedhës, ka prej atyre vendeve si Venezuela kur fitimi është marramendës. Shqipëria dhe Kosova ndër vendet me koston më të ulët për gërmimin e Bitcoin në Evropë

Padyshim viti 2018 ka qenë i ashpër me monedhat kriptografike.

Bitcoin, monedha më popullore pasi arriti pikun Dhjetorin e vitit të kaluar, prej 12 muajsh është në rënie kur gjatë mesit të këtij muaji ra nën 3,200 dollarë sipas CoinMarketCap.com.

Rënia e vlerës së bitcoin e ka bërë shumë më pak fitimprurës biznesin e gërmimit të monedhave kriptografike.

Në Nëntor një prej firmave më të mëdha Amerikane të gërmimit të monedhave kriptografike Giga Watt shpalli falimentin dhe u detyrohet sot të paktën 7 milion dollarë 20 kreditorëve.

Një tjetër indikator i rënies së fitimit nga ky biznes është edhe rënia e kërkesës për karta grafike e reflektuar qartë në raportin financiar të fundit të NVIDIA.

Pavarësisht trendeve negative, shpresat për një “parajsë” të gërmimit të monedhave kriptografike nuk janë humbur.

Sipas një studimi realizuar nga Mineable.com, edhe pse kostoja e gërmimit të një bitcoin e kalon atë të vlerës aktuale të monedhës, ka prej atyre vendeve si Venezuela kur fitimi është marramendës.

Në këtë vend një bitcoin kushton 531 dollarë dollarë për tu gërmuar ndërsa vlera e tij është aktualisht 6 herë më e lartë, plot 3,800 dollarë.

Pjesë e këtij studimi janë edhe Shqipëria e Kosova dhe janë prej vendeve Evropiane me koston më të ulët të gërmimit.

Konkretisht në Shqipëri një bitcoin kushton 3,894 dollarë për tu gërmuar bazuar në koston aktuale të elektricitetit ndërsa në Kosovë akoma edhe më pak, 3,133 dollarë po aq sa në Serbi.

Në Maqedoni kjo kosto shkon në 3,914 dollarë, në Malin e Zi 4,651 dollarë dhe Greqi 9,120 dollarë.

Vendi Evropian me koston më të ulët të gërmimit sipas Mineable.com është Ukraina me 1,852 dollarë ndërsa me koston më të lartë Gjermania dhe Danimarka me 14,275 dollarë.

LEXO EDHE:  Startup Grind Tirana mirëpret themeluesit e Pastaria Aldo Rama dhe Edor Moci më 26 Nëntor

Koreja e Jugut është vendi me koston më të lartë të gërmimit të bitcoin me 26,170 odllarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>