Lajmet

Shqipëria e fundit për zhvillim teknologjik dhe inovacion në Europën Juglindore

Publikuar , 26 Nëntor 2018
0
Vendet me përqindjen më të lartë të përdoruesve të internetit në popullsinë e përgjithshme (mbi 72%), ishin Sllovenia dhe Kroacia, të cilat renditen si ekonomitë më të zhvilluara të TIK në EJL. Shqipëria e fundit për zhvillim teknologjik dhe inovacion në Europën Juglindore

Shqipëria është vendi më pak efikas për inovacione në rajon dhe me zhvillimin më të ulët të TIK, duke zënë respektivisht vendin e 89-të në botë dhe të fundit në EJL, sipas një raporti të fundit të SEE News.

Sllovenia dhe Kroacia kryesuan në listën e shteteve të Europës Juglindore, në drejtim të zhvillimit të TIK, sipas një raporti të fundit të SEE News (një njësi e biznesit të inteligjencës në Europën Juglindore), që i referohet edhe të dhënave nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.

Kroacia ishte vendi që regjistroi përmirësimin më të madh vjetor në rajon, në vendin e 36-të nga vendi i 42-të në renditjen 2016. Bullgaria, Rumania dhe Moldavia gjithashtu u ngjitën në renditje globale, secila duke marrë një vend midis 50 dhe 60.

Mali i Zi ishte humbësi më i madh, duke rënë në vendin e 61-të nga ai i 56-të, ndërsa në fund u rendit, por ende brenda Top 100 të botës, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Shqipëria, respektivisht në vendin e 83-të dhe 89-të. Në shumicën e vendeve, faktorët kryesorë për zhvillimin e sektorit të TIK ishin penetrimi dhe përdorimi i internetit nga popullata dhe politikat qeveritare.

Vendet me përqindjen më të lartë të përdoruesve të internetit në popullsinë e përgjithshme (mbi 72%), ishin Sllovenia dhe Kroacia, të cilat renditen si ekonomitë më të zhvilluara të TIK në EJL.

Megjithatë, Bullgaria dhe Rumania me përqindje të internetit në 60% për shkak të popullsisë në moshë, pati përsëri renditje më të mirë krahasuar me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën, ku normat e përdorimit tejkalojnë 70% dhe por kishin zhvillim më të ulët të TIK në rajon. /Monitor

LEXO EDHE:  Jo të gjithë janë të kënaqur me planin shkrirjes së aplikacioneve të Facebook

Lajmet e fundit>