Lajmet

Shqipëria fillon reduktimin e tarifave roaming për shtetasit e Kosovës

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Qershor 2019
0
Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve. Shqipëria fillon reduktimin e tarifave roaming për shtetasit e Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka bërë të ditur se tashmë Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për qytetarët e Kosovës.

Pra të gjithë shtetasit e Kosovës, të cilët vizitojnë Shqipërinë tashmë mund të komunikojnë pa roaming.

“Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për të gjithë qytetarët e Kosovës që vizitojnë mëmëdheun. Komunikim të këndshëm!”, shkruan ai.

E në deklarimet e fundit zyrtarët e qeverisë së Kosovës patën premtuar se heqja e roamingu mes Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet në muajin maj të këtij viti.

“Ne, si Kosovë, jemi gati menjëherë ta zbatojmë roamingun, por besoj që edhe Tirana shumë shpejt besoj përmes vendimit të Qeverisë dhe Parlamentit do ta marr atë vendim dhe në maj nuk do të kemi problem me roamingun, dhe do të zbatohet”, pati thënë ditë më parë në një deklarim për media  koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj.

Tarifa e roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Kurse në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të roamingut mes vendeve të Ballkanit. /Monitor.al

LEXO EDHE:  Televizori 8K i Sony që kushton plot 70,000 dollarë

Lajmet e fundit>