Vëzhgim

Shqipëria gati për përdorimin e sistemit 3G

Publikuar , 04 Maj 2010
0
Shqipëria gati për përdorimin e sistemit 3G

Gazmir Isakaj, shef i kabinetit të kryetarit të AKEP, thotë se shërbimet 3G do të jenë një hap i rëndësishëm, jo vetëm për zhvillimin e tregut të telekomunikacioneve, por edhe të zhvillimit ekonomik. AKEP ka nisur dje konsultimin publik, faza që sipas ligjit për Komunikimet Elektronike i paraprin marrjes së vendimeve të rëndësishme për tregjet e telekomunikacioneve.

Nga konsultimi publik do të përcaktohet nëse do të zhvillohet një tender, apo nëse autorizimet 3G do t’u jepen drejtpërsëdrejti operatorëve ekzistues GSM. Isakaj parashikon që, edhe në rast se autorizimet do të jepen nëpërmjet tenderit, procesi pritet të mbyllet deri në fund të muajit tetor.

Drejtuesit e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike deklarojnë se teknologjia 3G do të bëjë një transformim shumë të madh të mënyrës së përdorimit të telefonisë, pasi kjo lloj teknologjie aplikohet në shumë vende të botës.

Aktualisht mësohet se është mbaruar studimi për brezin. “Kemi marrë vendimet përkatëse për mënyrën se si do të procedojmë dhe jemi në momentin e vendimmarrjes që lidhet me dokumentin e politikave që është në proces miratimi në Këshillin e Ministrave. Mendojmë që brenda këtij viti të shfaqim edhe operatorë që shfrytëzojnë brezin e UMTS”, deklaroi kreu i AKEP, Pirro Xhixho.

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>