Lajmet

Shqipëria marrëveshje me SHBA për sigurinë e teknologjisë 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Dhjetor 2019
0
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për sigurinë e teknologjisë 4G dhe 5G. Shqipëria marrëveshje me SHBA për sigurinë e teknologjisë 5G

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për sigurinë e teknologjisë 4G dhe 5G. Kjo marrëveshje vjen ndërsa SHBA ka nisur një fushatë me të cilën synon të ndërgjegjësojë vendet aleate rreth sigurisë së teknologjisë 5G e cila pritet të nisë një revolucion jo vetëm në mënyrën sesi komunikojmë por edhe në vetë jetët tona.

Në vendimet e Këshillit të Ministrave të datës 11 dhjetor shkruhet :

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.”

Teknologjia 5G është kthyer në një objekt global diskutimi pasi shumë shtete e konsiderojnë atë si të rrezikshme, për shkak të shfrytëzimit që mund t’i bëhet të dhënave të përdoruesve nga shtete të huaja. Për këtë arsye Amerika ka përdorur të gjitha mjetet diplomatike për të paralajmëruar rreth këtij rreziku shtetet që ajo i konsideron partnere të saj.

LEXO EDHE:  Vajza e themeluesit të Huawei rrezikon ekstradimin në SHBA

Tags >

5GHuawei
Lajmet e fundit>