Lajmet

Shqipëria me operator të katërt mobil

Publikuar , 04 Shkurt 2010
0
Shqipëria me operator të katërt mobil

Sipas Ministrit të Shtetit, që mbulon telekomunikacionet, Genc Pollo, operatori i ri do të hyjë në treg brenda pjesës së parë të vitit 2010. Futja në treg parashikon të sjellë ulje të tarifave për bisedat celulare, të cilat në tre vitet e fundit janë reduktuar me rreth 20 për qind. Sipas Ministrit, 34.4% është rritja ekonomike gjatë tremujorit të fundit në sektorin e telekomunikacionit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Me futjen e një operatori të katërt gjatë, pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në këtë treg ekonomik”, tha Pollo.

Në fushën e telekomunikacionit, të tjera shërbime të reja do të jenë teknologjia 3G për navigimin në internet dhe mbartja e të njëjtit numër nga klienti edhe në rast të ndryshimit të kompanisë celulare.

LEXO EDHE:  Lg prezanton një monitor super të gjerë 49-inç

Lajmet e fundit>