Blog

Shqipëria nis procedurat për teknologjinë 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Maj 2019
0
Aktualisht brezat e frekuencave 5G janë në përdorim nga subjekte të ndryshme, dhe për lirimin e këtyre frekuencave planifikohet të bëhet kompensim financiar. Shqipëria nis procedurat për teknologjinë 5G

Në 2020 Shqipëria do të nisë procedurat për futjen në përdorim të teknologjisë 5G, e cila mundëson internet të shpejtë përmes telefonave celulare dhe apo pajisjeve të tjera të lëvizshme.

Aktualisht brezat e frekuencave 5G janë në përdorim nga subjekte të ndryshme, dhe për lirimin e këtyre frekuencave planifikohet të bëhet kompensim financiar.

Paratë do të merren nga licensat që do të shiten në ankand. Aktualisht në Shqipëri kompanitë celularë kanë në zbatim teknologjinë 4G, ndërkohë që është në zbatim e sipër një plan për stabilizim e këtyre frekuencave në brezin e frekuencave që ishin në përdorim për transmetimet televizive analoge.

Qeveria dhe AKEP do të përcaktojnë numrin e licensave, vlerën minimale të tyre dhe afatin kohor të përdorimit të frekuencave. /Top Channel

LEXO EDHE:  Rrjetet 5G do të kërkojnë karta të reja SIM

Tags >

5Gakep
Lajmet e fundit>