Vëzhgim

Shqipëria ende pa operatorin e katërt

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
Shqipëria ende pa operatorin e katërt

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka bërë të ditur se vonesa ka ardhur si rezultat i mos realizimit të marrëveshjes së interkoneksionit me operatorët tjerë mobil që operojnë në tregun e Shqipërisë.
Altin Rrapaj, drejtor i Rregullimit të Tregut thotë se çështja është sjellë për procedim administrativ në AKEP dhe pritet të zgjidhet brenda javës së ardhshme.

“Nga informacioni që kemi, operatori i katërt i telefonisë mobile ka arritur të shtrijë rrjetin në zonën e Tiranës dhe Durrësit, si edhe të mundësojë kryerjen e telefonatave brenda rrjetit. Për ofrimin komercial të shërbimit janë të domosdoshme marrëveshjet e interkoneksionit me operatorët e tjerë. Plus është drejtuar në AKEP me kërkesen për zgjidhjen e mosmarreveshjes së interkoneksionit me operatoret Albtelecom, AMC, Eagle Mobile dhe Vodafone Albania, pasi palët nuk kanë rënë dakord për lidhjen e marrëveshjeve përkatëse të interkoneksionit. Kërkesa për zgjidhje është sjellë brenda afateve dhe besojmë se deri në fund të javës së ardhshme AKEP do të marrë një vendim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,” ka theksuar  z.Rrapaj.

Praktikat ndërkombëtare të këtij sektori ju lejojnë operatorëve që të hyjnë me vonesë në treg dhe të mbajnë tarifa interkoneksioni që janë më të larta se ato të operatorëve ekzistues. Mirëpo në këtë rast operatorët ekzistues nuk bien dakord me çmimin që kërkon kompania e katërt dhe është AKEP që duhet të vendosë një tarifë të arsyeshme.

Plus apo zyrtarisht Mobile 4 AL është operatori i katërt në Shqipëri me të cilin ka partneritet edhe Post-Telekomi i Kosovës. Teknikisht operatori është bërë gati për operim por marrëveshja e interkoneksionit është bërë pengesë për legalizim të shërbimeve.

Marrëveshja e interkoneksionit ka të bëjë me tarifat  e thirrjeve mes operatorëve të telefonisë mobile, përkatësisht ajo definon sa do të kushtojë një thirrje nga Plus drejt operatorëve tjerë dhe e kundërta.

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>