Vëzhgim

Shqipëria me internet të shpejtë deri në 30 mbps

Publikuar , 14 Korrik 2010
0
Shqipëria me internet të shpejtë deri në 30 mbps

Përmes këtij rrjeti të ri kabllor Ballkan-Itali, Shqipëria do të ketë një lidhje të re kabllore që do të rris shumëfish kapacitetin ndërkombëtar të qarkullimit të internetit.

Një fakt të tillë, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë, Genc Pollo, e ka theksuar gjatë ceremonisë së prezantimit të këtij rrjeti (Balkans- Italy Network, BIN), i cili do të përfshijë një sistem të ri kabllor nënujor me fibër optike.

Bëhet me dije se ky sistem do të lidhë Shqipërinë me Italinë përmes një stacioni ekzistues dhe lidhjes tokësore, mundësuar nga Interoute Communications.

“Kjo është një iniciativë shumë e bukur, e mirë dhe e dobishme, sepse dy kabllot që kemi sot janë të vjetra dhe me mundësi të kufizuara. Po ashtu, edhe lidhjet e tjera valore e satelitore. Kjo gjendje pengon  furnizimin me internet sipas kërkesës të konsumatorëve”, tha Pollo në fjalën e tij.

Një sistem i tillë kabllor si ai që prezantohet e që do të lidhë Shqipërinë me pikat e aksesit të internetit në Milano dhe në Frankfurt do krijojë të gjitha mundësitë që të ketë internet, jo me 2 mbps, por me 20 – 30 mbps ndoshta edhe më shumë, si dhe me një çmim më të ulët sesa ai që paguhet sot në Shqipëri

“Është një iniciativë private, pra nuk ka financim nga buxheti i shtetit,  por ne jemi të angazhuar që të japim mbështetjen administrative për realizimin e saj”, sqaroi ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>