Vëzhgim

Shqiptarët duan më shumë TV-të se sa lavatriçet

Publikuar , 01 Dhjetor 2011
0
Shqiptarët duan më shumë TV-të se sa lavatriçet

Gazeta ‘Shqip’ bën të ditur se nga një vrojtim i kryer disa vite më parë, 98.3 për qind e familjeve në të gjithë vendin kanë televizor dhe vetëm 1.7 për qind nuk kanë. Ndërkohë, 32.7 për qind e shqiptarëve kanë edhe antenë satelitore. Përqindja më e lartë e familjeve pa televizor rezulton se gjendet në Qarkun e Vlorës, ku 5.1 për qind e familjeve nuk e kanë, ndërkohë që numri më i vogël i familjeve pa televizor rezulton në zonat më të varfra të vendit si Dibër apo Kukës, vetëm 0.2 për qind. 

Por, lidhja mes zonave të varfra dhe pranisë së pajisjeve elektroshtëpiake dallohet më e fortë te lavatriçet. Kështu, në rang kombëtar, 69.3 për qind e familjeve kanë lavatriçe në shtëpi por në Kukës e Lezhë, më shumë se gjysma e familjeve vijon t’i lajë rrobat me dorë, ndërsa në Gjirokastër vetëm 12 për qind jetojnë ende pa makinën e larjes së rrobave. 

Në Tiranë, që është edhe zona më e pasur e vendit, ende 17 për qind e popullatës i lan rrobat ende me dorë.

LEXO EDHE:  Çfarë është WiGig dhe ku ndryshon nga rrjetet tradicionale Wi-Fi?

Lajmet e fundit>