Biznes

Shqiptarët paguan 10 mln euro taksa për Radio Televizionin Shqiptar në 2018

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Prill 2019
0
Tarifa për RTSH paguhet nëpërmjet faturës së energjisë elektrike dhe agjenti për mbledhjen e saj është OSHEE. Shqiptarët paguan 10 mln euro taksa për Radio Televizionin Shqiptar në 2018

Familjet shqiptare në të gjithë vendin i paguan 10 milionë euro taksa qeverisë për akses në shërbimet radiotelevizive publike përgjatë vitit 2018.

Fondet i shkojnë si të ardhura Radio-Televizionit -Shqiptar (RTSH) dhe ishin zëri kryesor i buxhetit. Shpenzimet e RTSH përgjatë vitit që shkoi ishin 2,3 miliardë lekë ose rreth 18.4 milionë euro sipas të dhënave nga bilanci të azhurnuara në raportin vjetor të institucionit dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Të ardhurat nga tarifa e RTSH ishin 6.3 për qind më të ulëTa se një vit më parë ato kanë pësuar rënie në tre vitet e fundit.

Tarifa aparatit televiziv është realizuar në nivelin 91% gjate vitit 2018, ose e shprehur në vlerë absolute -119,170,000 lekë me e ulet nga planifikimi, pasi gjatë vitit 2018, vlera e parashikuar ka qenë 1,320,000,000 leke, bazuar ne realizimet e viteve 2015, 2016, 2017.

Tarifa për RTSH paguhet nëpërmjet faturës së energjisë elektrike dhe agjenti për mbledhjen e saj është OSHEE.

Në raportin dërguar në Kuvend, RTSH referoi se gjatë vitit 2018, jo vetëm që kjo tarife nuk u realizua në nivelin e planifikuar, por arkëtimi i saj nuk ndoqi rrjedhën kronologjike te viteve te mëparshme, shoqëruar me vonesa nga njëri muaj në tjetrin.

RTSH pohuan se kjo situate e relatuar edhe në Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Financave qe nga muaji prill 2018 e deri në fund te vitit 2018. Rënia e të ardhurave ka krijuar mungesa në aftësinë likuiduese të për këstin e kredisë e digjitalizimit, për likuidimin e disa investimeve te kryera ne vitin 2018, te drejtave televizive te kontraktuara, si edhe për pagesën e pagave të punonjësve në disa njësi.

RTSH sqaron se përqindjen më të lartë e zënë shpenzimet direkte që lidhen me procesin- e digjitalizimit, me mbi 40% te shpenzimeve direkte, pa llogaritur këtu shpenzimet për paga personeli e sigurime shoqërore, në kuadrin e zbatimit të kontratës së projektit te digjitalizimit të transmetimit.

LEXO EDHE:  E ardhmja e video lojërave është në cloud dhe quhet Google Stadia

Aktualisht RTSH 945 punonjës nga 992 vende gjithsej të miratuar në strukturën e vitit 2018.

Ulja e kursit të këmbimit të monedhës euro ka ndikuar pozitivisht në situatën e kredisë gjate vitit 2018, si edhe ne shpenzimet lidhur me pagesat për shërbime, blerje të drejtash transmetimi jashtë vendit. /Monitor

Lajmet e fundit>