Lajmet

Shqiptari në Nju Jork pezullohet nga shkolla për shkak të “Harlem Shake”

Publikuar , 24 Shkurt 2013
0
Shqiptari në Nju Jork pezullohet nga shkolla për shkak të “Harlem Shake”

HARLEM-SHAKEVideot e tipit “Harlem Shake” janë përhapur aq shumë tek ne, saqë kanë marrë edhe shumë shikime në YouTube.

Por jo të gjithë e pëlqejnë këtë lloj dëfrimi të të rinjëve, të cilët bëjnë të tilla klipe në vende nga më të ndryshmet, si në shkollë, rrugë, palestër e vende të tjera.

Në mesin e të pakënaqurve janë edhe administratorët e një shkolle në Nju Jork, ku sipas një postimi të bërë nga New York Post, një student 17 vjeçar, i cili nga emri vërehet që është shqiptar, në shkollën Forest Hills në Nju Jork kishte provuar që të organizonte një vallëzim të tillë, por kishte dështuar. Kështu, ai ishte arrestuar dhe ishte pezulluar për pesë ditë.

Të pakënaqur me këtë vendim të marrë nga administratorët e shkollës, shokët e klasës së Arnis Mehmetajt krijuan një peticion tashmë të larguar online për të kundërshtuar dënimin e tij, të cilin ata e quanin shumë të ashpër.

Por administratorët e mbajtën qëndrimin e tyre të kaluar, duke refuzuar vendimin kërkesën e shokëve të Arnisit. (PC World Albanian)

 

LEXO EDHE:  YouTube shton gjeste të reja navigimi për platformat mobile

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>