Lajmet

Shqiptaro-amerikani në mesin e 300 nismëtarve më të respektuar në botë

Publikuar , 14 Janar 2012
0
Shqiptaro-amerikani në mesin e 300 nismëtarve më të respektuar në botë

Sipërmarrësi dhe nismëtari i teknologjisë, Donald Leka, është në mesin e 300 nismëtarëve më të respektuar në botë të përzgjedhur për të marrë pjesë në ngjarjen e njohur “The Intersection”, cila do të mbahet në Pixar Animation Studios që ndodhet në San Francisco, më 14 janar 2012.

Secili nismëtar ishte përzgjedhur me kujdes nga Komiteti i Ngjarjes The Intersection për të aplikuar talentin e tij apo të saj për të trajtuar çështjet më këmbëngulëse të kohës sonë.

Vendi për ngjarjen, Pixar Animation Studios, është një objekt i mahnitshëm i krijuar nga Steve Jobs dhe skuadra Pixar për të përngjasuar krijimin e filmave më nismëtarë në animacione gjatë historisë.

Donald Leka, i lindur nga dy prindër shqiptarë, është shefi ekzekutiv i një kompanie që rritet çdo ditë. Sistemi GLIDE që ofron kompania e tij i ndihmon njerëzit për t’u lidhur nga telefoni i tyre celular, nga një kompjuter portativ me dokumentet që ruajnë në kompjuterin e tyre të shtëpisë.

Leka është një nga 300 nismëtarët të përzgjedhur me kujdes në botë në fushën e teknologjisë, shkencës, biznesit, edukimit, kapitaleve, vetëbesimi tek ndërmarrjet, aktivitetet e tyre dhe bamirësia nga ana e tyre. Kryetari i Pixar, Ed Catmull, aktorja që ka fituar çmimin Oscar, Susan Sarandon, dhe themeluesi i AOL, Steve Case, janë në mesin e drejtuesve kyçë që do të marrin pjesë në ngjarje për të shkëmbyer mendime për idetë/trendet aktuale në kreativitetin personal, nismat në skuadër dhe organizata dhe ndikimi në shoqëri.

Synimi i ngjarjes Intersection nuk është për përfitime, argëtim ose për politikë, por është për një ndryshim shoqëror dhe se si nismat mund të përmirësojnë botën në të cilën jetojmë.

LEXO EDHE:  Zbulohen ngjyrat dhe kapacitetet e memories së iPhone XR dhe XS

Nëse dëshironi të lexoni intervistën e Donald Lekës të dhënë për PC World Albanian, klikoni këtu. (PCWorld Albanian)

Tags >

Glide
Lajmet e fundit>