Biznes

Shqyrtohet strategjia për privatizimin e PTK-së

Publikuar , 13 Korrik 2010
0
Shqyrtohet strategjia për privatizimin e PTK-së

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti dha një pasqyrë rreth punës që ka bërë Komisioni ndërministror, të cilin e udhëheq ai dhe i cili ka hartuar Strategjinë për privatizimin e Post-Telekomit të Kosovës.

Duke e konsideruar  shumë të rëndësishëm debatin e kaluar i cili solli në tavolinë çështje me shumë interes që u diskutuan edhe sot ministri Shala iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga anëtarët e Komisionit nga debati i kaluar.

“Ne kemi ekzaminuar të gjitha segmentet e PTK-së, përfshirë aspektin ligjor, financiar, komercial dhe kornizat rregullative”, tha Shala, duke shtuar se dilema e ngritur në lidhje me bazën ligjore për privatizim nuk është reale, sepse baza ligjore është e mjaftueshme.

Po ashtu, Shala i siguroi anëtarët e Komisionit se, privatizimi i PTK-së ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit. Duke iu referuar investimeve që do të ndodhin pas privatizimit të PTK-së, Shala tha se do të bëhet specifikimi i projekteve kapitale.

Myzejene Selmani, kryetare e komisionit për Ekonomi, tha se nuk është për mos privatizimin e PTK-së, ajo tha se është për një treg të lirë dhe të futet kapitali privat në këtë ndërmarrje.
Ndërmarrja Publike PTK tashmë është duke u përballur me nivlein më të lartë të korrupsionit dhe parregullësive të ndryshme. Mungesa e Kodit telefonik që është problem politik dhe shpresohet që pas GJND-së të ketë njohje të reja dhe Kosova të bëhet anëtare e ITU-së.

Ndërkaqë Kaqusha Jashari, anëtare e komisionit për ekonomi, thotë se qeveria e Kosovës duhet të këtë parasyshë se do të udhheqë me mjetet e privatizimit të PTK-së. Sipas saj, ato nëse derdhen në buxhetin e Kosovës ato do të “avullojnë”. “Andaj kërkojmë nga qeveria që ato mjete të privatizimit të futen në projkete kapitale siq është autostrada dhe shumë projkete të tjera madhore.”

LEXO EDHE:  Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

Fatmir Rexhepi, ka kërkuar nga ministri Ahmet Shala, që të ipen shpejgime se cili do të jetë suksesi I këtij privatizimi. As kush nuk është kundër privatizimit të PTK-së, por formula e privatizimit duhet të jetë shumë transparente dhe e shëndoshë për këtë ndërmarrje mjaft gjigande për vendin tonë. Ethem Çeku, anëtar i komisionit për ekonomi, ka shprehur shqetësimin e tij, duke thënë se mungon iinfrastruktura ligjore për privatizimin e PTK-së. Ai mendon se nuk duhet të pasur një rreth partiak për privatizimin e ndërmarrjeve Publike.

Zef Morina, anëtar i komisionit thotë se para se të merret vendim për privatizimin e PTK-së duhet të dihet se sa është vlera e asetevve të PTK-së. Sipas tij, vlera e PTK-së në pako mund të jetë dikund afër 1 miiliradë euro. Naim Rrustemi, deputet i pavarur i kuvendit të Koosvës, tha se PTK përballet me një varg parregullsishë. Ai ka përmendur në komision kontratat e këqija me Dardafonin. Telefonia e katërtë në shqipëri. Gjithashtu sipas tij kohëve të fundit aferimi i PTK-së është I dobët.

Lajmet e fundit>