Siguri

Shtëpia e Bardhë reagon ndaj paraqitjes së dokumenteve sekrete në Wikileaks

Publikuar , 26 Korrik 2010
0
Shtëpia e Bardhë reagon ndaj paraqitjes së dokumenteve sekrete në Wikileaks

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar fuqishëm paraqitjen e hapur të informatave të klasifikuara nga individët dhe organizatat të cilët kanë vendosur në rrezik jetën e Amerikanëve deh partnerëve tanë, dhe kanë kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë sigurinë tonë shtetërore” tha këshilltari i sigurisë kombëtare James Jones në një deklaratë.

Wikileaks nuk ka kontaktuar me Shtëpinë e Bardhë në lidhje me planet për të publikuar dokumentet, të cilat janë paraqitur në ueb gjatë ditës së diel, ka thënë Jones. Në vend të kësaj, administrata ka kuptuar mbi to nga publikimet që i kanë pranuar nën embargo nga Wikileaks – The New York Times, The Guradian dhe Der Spiegel.

Jones ka theksuar se dokumentet në fjalë kanë mbuluar një periudhë kohore mes janarit të vitit 2004 dhe dhjetorit të vitit 2009. Qysh prej asaj kohe, Presidenti Obama ka “paralajmëruar një strategji të re me rritje substanciale në resurse për Afganistanin, dhe fokusim të rriturnë al Qaeda dhe Talibanët në Pakistan, në veçanti për shkak të situatës së tensionuar që është zhvilluar atje për vite me radhë” tha Jones.

Një prej gjërave të shpalosura në dokumente, sipas Times, është dyshimi se ushtria Pakistaneze mund të jetë duke ndihmuar rebelimin Afgan. Zyrtarë të qeverisë së Pakistanit raportohet se kanë lejuar anëtarë të shërbimeve të saja të spiunimit që të përcjellin seanca strategjike me Talibanët.

Jones ka insistuar se qysh prej vitit 2009, “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Pakistani kanë thelluar partneritetin bilateral dhe bashkëpunimi për anti-terrorizëm ka nxitur goditje të mëdha ndaj lidershipit të al Qaeda-së”.

“Këto paraqitje dokumentesh të papërgjegjshme nuk do të ndikojnë në përkushtimin tonë të vazdhueshëm për të thelluar partneritetin tonë me Afganët dhe Pakistanezët; për të luftuar armiqt tonë të përbashkët; dhe pë të përkrahur aspiratat e popullit Afgan dhe Pakistanez” tha Jones.

LEXO EDHE:  SHBA i thotë Evropës: Kujdes nga Huawei

Julian Assange, themelues i Wikileaks, ka mbajtur një konferencë për media gjatë ditës së hënë në Londër, dhe gjatë saj ai ka mbrojtur vendimin për publikimet, ka bërë të ditur The Guardian.

“Nuk shohim ndonjë dallim mes përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë në këtë çështje me ato të grupeve tjera që ne kemi ekspozuar. Ne kemi punuar me shumë mund që të sigurohemi se materiali nuk vendos të pafajshmit në rrezik” tha Assange. “I tërë materiali është i vjetur dhe nuk ka pasoja të tanishme operative, por mund të ketë pasoja të mëtutjeshme pas hetimeve që mund të paraqiten”.

Jo befasisht, ueb faqja e Wikileaks ka qenë e mbingarkuar me trafik qysh prej se janë paraqitur dokumentet. Të hënën llogaria e tyre në Twitter theksoi se “Wikileaks është tmerrësisht e mbingarkuar”, por u ka paraqitur të interesuarve një lidhje direkte për materialin e luftës në Afganistan.

Lajmet e fundit>