Lajmet

Shtëpia e Bardhë në SHBA do të mbështesë shkencat kompjuterike në shkolla

Publikuar , 10 Dhjetor 2014
0
Shtëpia e Bardhë në SHBA do të mbështesë shkencat kompjuterike në shkolla

548666d191363.imageSmartfonët dhe laptopët janë kthyer në një mjet të domosdoshme për të rinjtë e sotëm. Ndaj dhe Shtëpia e Bardhë së fundmi po i kushton vëmendje kësaj çështje duke i parë shkencat kompjuterike si një prioritet në shkollat amerikane.

Shtëpia e Bardhë lajmëroi të hënën se edhe 7 shkollat të tjera më të mëdha në Shtetet e Bashkuara po i bashkohen atyre 50 ku ofrohet mësimi i shkencave kompjuterike. Ndjekja e këtyre klasave është fokusuar më shumë tek vajzat dhe djemtë minoren. Profesionet të lidhura me kompjuterin priten të zhvillohen shumë në vitet në vazhdim, por vetëm një përqindje e vogël e të diplomuarve kanë një gradë të caktuar në këtë fushë.

Shkollat që gjenden në New York, Los Angeles, Chicago, Miami, Florida, Las Vegas ,Houston etj do ti ofrojnë këto orë mësimi si në gjimnaz, por edhe në gradat më të ulta. Ndërsa disa shkolla më të mëdha madje kanë kampuset e tyre të informatikës dhe po mundohen ta bëjnë shkencën kompjuterike të detyrueshme për të gjithë.

Për të theksuar rëndësinë e edukimit ‘high tech’, siç edhe ju kemi informuar Obama dhe zëvendës presidenti Joe Biden patën një takim me student ku u zhvillua një orë mësimi programimi organizuar nga Code.org. Një vajzë i mësoi presidentit se si të krijonte forma duke përdorur JavaScript. Obama deklaroi ‘Kjo është e ardhmja!’. Ai u tha se studentëve se vajzat dhe djemtë minorenë duhet të mësojnë jo se si të përdorin një smartfon, por se si të krijojnë aplikacione për një të tillë, duke i premtuar gjithashtu mbështetjen e tij të plotë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Një kompani Kineze shpall të drejtat e autorit mbi foton historike të vrimës së zezë

Lajmet e fundit>