Analiza

Shtëpia ku u krijua kompjuteri i parë Apple është regjistruar si pronë historike

Publikuar , 30 Tetor 2013
0
Shtëpia ku u krijua kompjuteri i parë Apple është regjistruar si pronë historike

shtepia apple pcShtëpia 2066 Crist Drive është vendosur përsëri në qendër të vëmendjes dhe është bërë akoma edhe më e rëndësishme.

Në qoftë se nuk e njihni këtë emër, bëhet fjalë për shtëpinë ku u rrit Steve jobs, një prej themeluesve të Apple.

Ditën e martë, kjo shtëpi e zakonshme në të cilën u zhvillua një revolucion i jashtzakonshëm, është shtuar në listën e pronave historike të qytetit Los Altos në Kaliforni.

Vendbanimi aktualisht është pronë e Patricia Jobs, motra e të ndjerit Steve Jobs. Ish-CEO i Apple është rritur në këtë shtëpi pasi prindërit e tij u transferuan në Kaliforni në vitin 1968. Ky ishte vendi ku Jobs ndërtoi 100 kompjuterët e parë Apple I.

Po aty ai solli investitorin e parë madje lidhi dhe partneritetin e parë të kompanisë. Shpesh kjo shtëpi cilësohet si Meka e fanatikëve të Mac. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  iPhone i 2019 do të ketë një teknologji që Galaxy S10 e ofron tashmë

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>