Siguri

Shtëpia e Bardhë paraqet raportin rreth progresit të cyber-sigurisë

Publikuar , 16 Korrik 2010
0
Shtëpia e Bardhë paraqet raportin rreth progresit të cyber-sigurisë

Presidenti Obama paraqiti rezultatet pas një rishikim 60 ditor të cyber-sigurisë në maj të vitit 2009 dhe shpalli cyber-sigurinë një prioritet të sigurisë kombëtare. Qysh perj asaj kohe, presidenti ka formuar pozitën e kordinatorit të cyber-sigurisë që tani udhëhiqet nga Howard Schmidt, dhe  Cyber Komanda Amerikane është bërë një realitet dhe qeveria federale ka shpalosur draft planet për një sistem të ri menaxhues identifikues në internet.

Përveç raporteve për të kaluarën, raporti gjithashtu ka theksuar se zyrtarët janë duke zhvilluar një Plan Nacional për Reagim ndaj Cyber Incidenteve, i cili pritet të testohet në shtator si pjesë e ushtrimit Cyber Storm III. Plani ka për qëllim të sigurojë një reagim nacional në rast të një “cyber-incidenti të theksuar” dhe do të përditësohet pas rezultateve të Cyber Storm III.

LEXO EDHE:  Katër në pranga në Indi për një mashtrim 14 milionë dollarësh në kriptomonedha

Lajmet e fundit>