Lajmet

Shtetet e Bashkuara akuzojnë tre hakerë Koreano-Verior për vjedhjen e 1.3 miliardë dollarëve në kriptomonedha

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Shkurt 2021
0
Park Jin Hyok, një prej të akuzuarve më përpara ishe akuzuar për lidhje me hakimin e Sony Pictures në 2014-ën dhe sulmin WannaCry në 2017. Shtetet e Bashkuara akuzojnë tre hakerë Koreano-Verior për vjedhjen e 1.3 miliardë dollarëve në kriptomonedha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi tre hakerë Koreano-Verior për vjedhjen e 1.3 miliardë dollarëve në para dhe kriptomonedha nga bizneset dhe bankat.

Në padinë e bërë është edhe akuza për zhvillimin dhe lançimin e aplikacioneve për vjedhjen e kriptomonedhave.

Përveç krimeve ata akuzohen për vjedhjen e dhjetëra miliona dollarëve në kriptomonedha me fushata spear-phishing kundër Departamentit të Shtetit, Departamentit të Mbrojtjes si dhe kompanive në fushave të teknologjisë, energjisë dhe hapësirës.

Zyrtarët Amerikane pretendojnë se këta individë kanë pasur në funksion një skemë blockchain e cila ofronte për investitorët pjesë fitimi për mjetet e transportit detar të mallrave.

Park Jin Hyok, një prej të akuzuarve më përpara ishe akuzuar për lidhje me hakimin e Sony Pictures në 2014-ën dhe sulmin WannaCry në 2017.

Zyrtarët Amerikanë thonë se të gjithë punojnë për agjencinë e inteligjencës ushtarake të Koresë së Veriut. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni i Twitter në Android ka probleme sigurie