Lajmet

Shtetet e Bashkuara dëbojnë një tjetër kompani Kineze të telekomunikacionit

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Tetor 2021
Aksesimi, ruajtja, ndërhyrja në komunikimin e qytetarëve Amerikanë mund ti japë mundësi kompanisë të angazhohet në spiunazh dhe aktivitete në dëm të interesave Amerikane. Shtetet e Bashkuara dëbojnë një tjetër kompani Kineze të telekomunikacionit

Uashingtoni ka revokuar licencën e një prej kompanive Kineze më të mëdha të telekomunikacionit duke vënë theksin tek siguria kombëtare.

China Telecom duhet të ndalojë të ofruari shërbime në Amerikë brenda 60 ditësh. Zyrtarët thanë se kontrolli i qeverisë Kineze mbi kompaninë mund të bëhet shkak të cenimin e sigurisë kombëtare.

Aksesimi, ruajtja, ndërhyrja në komunikimin e qytetarëve Amerikanë mund ti japë mundësi kompanisë të angazhohet në spiunazh dhe aktivitete në dëm të interesave Amerikane.

China Telecom ka ofruar shërbime në SHBA për 20 vite dhe e quajti vendimin zhgënjyes. Është një prej tre kompanive që dominojnë tregun e telekomunikacionit në Kinë ndërsa ka qindra miliona konsumatorë në 110 vende të botës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një Windows i ri po vjen?