Harduer

Shtetet e Bashkuara kanë gjetur një mënyrë të pazakontë për të luftuar koronavirusin

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Mars 2020
0
Këto informacione janë jetike për autoritetet të cilat mund të mësojnë në kohë reale se ku duhet vepruar si dhe parandaluar njerëzit nga grumbullimet dhe shëtitjet nëpër parqe. Shtetet e Bashkuara kanë gjetur një mënyrë të pazakontë për të luftuar koronavirusin

Përdorimi i gjurmimit të vendndodhjes së telefonit për të mbajtur nën kontroll COVID-19 po shndërrohet në një prej armëve më të forta në luftën kundër pandemisë dhe Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë përjashtim.

Wall Street Journal raportoi se agjencitë federale, shtetërore dhe lokale kanë grumbulluar informacione rreth vendndodhjes së përdoruesve nga reklamat mobile.

Informacioni anonim ndihmon zyrtarët të kuptojnë se ku po grumbullohen njerëzit në numër të lartë dhe të përbëjnë rrezik për përhapjen e sëmundjes dhe sa po i përmbahen rregullave të izolimit.

Autoritetet synojnë të krijojnë një portal me informacione të vendndodhjes për 500 qytete Amerikane.

Këto informacione janë jetike për autoritetet të cilat mund të mësojnë në kohë reale se ku duhet vepruar si dhe parandaluar njerëzit nga grumbullimet dhe shëtitjet nëpër parqe.

Ka pasur shqetësime rreth privatësisë gjithashtu. Ndërsa këto informacione nuk ekspozojnë përdoruesit, ka prej atyre që tremben nga keqpërdorimi i tyre.

Nxitimi për tu mbrojtur nga COVID-19 mund të ketë pasoja të paqëllimshme nëse informacione bien në duart të gabuara pasi kjo pandemi të ketë kaluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Flagshipi i ardhshëm i LG do të ketë skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran