Lajmet

Shtetet e Bashkuara mund të ndalojnë laptopët në fluturimet ajrore nga mbarë bota

Publikuar , 29 Maj 2017
0
Aktualisht Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar mbajtjen e laptopëve në fluturime ajrore nga tetë vende myslimane. Shtetet e Bashkuara mund të ndalojnë laptopët në fluturimet ajrore nga mbarë bota

Autoritetet Amerikane jane ende duke konsideruar mundësinë e ndalimit të laptopëve në kabinat e fluturimeve ndërkombëtare për mbarë botën u shpreh Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Shefi i këtij departamenti John Kelly tha se terroristët ishin të “fiksuar” pas idesë së rrëzimit të aeroplanëve Amerikanë.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar mbajtjen e laptopëve në fluturime ajrore nga tetë vende myslimane. Dy javë më parë zyrtarët vendosën të mos aplikonin këtë masë edhe për fluturimet nga Evropa por edhe brenda Shteteve të Bashkuara.

Masat u morën nga frika se brenda laptopëve mund të fshiheshin bomba. Ndalesat e përdorimit të laptopëve u aplikuan në tetë shtete si: Turqia, Maroku, Jordania, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Arabia Saudite dhe Kuvajti.

Edhe Britania ndoqi të njëjtat hapa kur aplikoi ndalimet për gjashtë shtete. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fiona Meqa: Intervistë me Yllin në Ngritje të edicionit të 7-të të ICT Awards

Lajmet e fundit>