Lajmet

Shtetet e Bashkuara sulm masiv kibernetik ndaj Iranit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Qershor 2019
0
Shënjestra e sulmeve ishte një grup i inteligjencës i cili ose ka lidhje të drejtpërdrejta ose të pjesshme me Gardën Revolucionare. Shtetet e Bashkuara sulm masiv kibernetik ndaj Iranit

Sipas Yahoo News, një sulm kibernetik kundër një grupi Iranian të spiunazhit u ndërmor ditën e Enjte. Washington Post, New York Times dhe Associated Press kanë konfirmuar të gjithë raportin bazuar në burimet e tyre duke ofruar edhe detaje se sulmi kibernetik është aprovuar nga vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Ishte po të njëjtën ditë që Trump tërhoqi sulmet ajrore kundër objektivave Iranianë. Shënjestra e sulmeve ishte një grup i inteligjencës i cili ose ka lidhje të drejtpërdrejta ose të pjesshme me Gardën Revolucionare.

Grupi është mbajtur përgjegjës për sulmet e fundit ndaj anijeve komerciale në rajon. Washington Post tha se sulmi kishte rrëzuar komandën ushtarake të Iranit dhe sistemet e saj të kontrollit. The News York Times thotë se sistemet raketore Iraniane gjithashtu u shënjestruan.

Sulmet kibernetike u realizuan nga Komanda Kibernetike Amerikane dhe ishin planifikuar javë më parë. Kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara përfshihen në një sulm kibernetik kundër Iranit.

Besohet se SHBA kanë ndihmuar në zhvillimin e krimbit Stuxnet i cili sulmoi centrifugat nukleare të Iranit. Në Prill të 2016-ës u tha se SHBA kishte krijuar një plan “Nitro Zeus” i cili mund të ishte përdorur kundër infrastrukturës së Iranit.

Nuk dihet sesa të përhapura kanë qenë sulmet ndaj Iranit dhe çfarë dëmi i është shkaktuar objektivave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni popullor i komunikimit gjysëm ore jashtë funksioni

Lajmet e fundit>