Lajmet

Shtetet e Bashkuara zyrtarisht dëbojnë përdorimin e aplikacioneve Kineze TikTok dhe WeChat

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Gusht 2020
0
Lëvizja është një tjetër përshkallëzim i konfrontimit mes Uashingtonit dhe Pekinit rreth influencës Kineze në teknologjinë globale. Shtetet e Bashkuara zyrtarisht dëbojnë përdorimin e aplikacioneve Kineze TikTok dhe WeChat

Presidenti Amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv i vë në shënjestër dy prej aplikacioneve më të mëdha Kineze, TikTok dhe WeChat.

Sipas urdhrit, firmat Amerikane duhet të ndalojnë së bëri biznes me kompaninë në fjalë brenda 45 ditëve.

Lëvizja është një tjetër përshkallëzim i konfrontimit mes Uashingtonit dhe Pekinit rreth influencës Kineze në teknologjinë globale.

Gjithashtu vjen në një kohë kur Microsoft është në bisedime për të blerë TikTok përpara afat të 15 Shtatorit vendosur nga Trump.

Urdhrat ekzekutiv kundër TikTok që është në pronësi të ByteDance dhe WeChat në pronësi të Tencent janë masat më të fundit që administrata Trump ndërmerr kundër Kinës.

Shtetet e Bashkuara besojnë se TikTok përdoret për të grumbulluar informacione të qytetarëve dhe punonjësve shtetërore nga qeveria Kineze.

TikTok akuzohet për censurimin e protestave të Hong Kong dhe trajtimin e Ujgurëve muslimanë të Kinës.

Prej kohësh pritej dëbimi i TikTok nga SHBA por aplikimi i të njëjtave masa edhe ndaj WeChat e bën situatën akoma edhe më dramatike.

Ky i fundit me miliarda përdorues, është një ekosistem i tërë i cili integron sisteme, platforma e rrjete si WhatsApp, Facebook, Instagram. PayPal, Uber e madje edhe Tinder në një aplikacion të vetëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  TikTok ka 45 ditë afat për të shitur biznesin në SHBA ose do të mbyllet