Biznes

Shtetet më të mira për biznes

Publikuar , 05 Tetor 2011
0
Shtetet më të mira për biznes

Sipas Forbes në listën e saj vjetore për “Shtetet më të mira për Biznes” në fakt Kanada renditet si vendi numër 1. Kurse SHBA është paralizuar nga frika e recesionit dyshifror dhe Evropa po ka telashe me çështjet e debatit për sovranitetin. Kanada në anën tjetër ka një ekonomi që ka qëndruar më mirë se të gjithë. Ekonomia me vlerë prej 1.6 trilion dollarë është ekonomia e nëntë më e madhe në botë dhe është rritur për 3.1 për qind gjatë vitit të kaluar. Ajo pritet të zgjerohet për 2.4 për qind në vitin 2011. Kështu thekson “Royal Bank of Canada”.

Në krahasim me listën e vitit të kaluar të botuar në Forbes, Kanada është ngjitur nga vendi i katërt në vendin e parë, fal sistemit të saj të përmirësuar ndaj taksave. Në fakt fal synimit për të bërë biznesin më konkurrues në Kanda, statusi i taksave është ndryshuar dhe janë reduktuar taksat për korporata dhe punëtorë. 

Forbes ka analizuar 11 faktor për 134 shtete për të përpiluar listën. Të drejtat pronësore, inovacionin, taksat, teknologjinë, korrupsionin, lirinë (tregtare, personale dhe monetare), shirtin e kuq, mbrojtjen e investitorit dhe performancën e tregut të sotqeve. 

Në vitin 2010 Danimarka ishte në vendin e parë, ndërsa këtë vit është në vendin e pestë, Norvegjia është renditur në vendin e tetë, Finlanda ka pësuar rënie në vendin e 13, pastaj Holanda në të 15’tin, Gjermania ka rrëshqitur në vendin e 21’t dhe Islanda në vendin e 23’t. Kurse SHBA është renditur në vendin e dhjetë nga vendi i nëntë sa ishte vitin e kaluar. 

Burundi (numer 132), Zimbawe (133) dhe Çadi (134) janë renditur si vendet më të varfra për tregti dhe liri monetare, si dhe për varfëri në inovacion dhe teknologji.

LEXO EDHE:  Fiskalizimi, bizneset ende nuk janë gati për tu përshtatur me aplikacionin e ri

Lista e plotë në Forbes nuk ka ofruar detaje për Kosovën apo Shqipërinë prandaj nuk kemi arritur të ofrojmë ndonjë detaj para juve në këtë drejtim. E në anën tjetër një prej shteteve të vetme të Ballkanit që është në vendin e 25’të si vendi më i mirë për biznes në botë është Sllovenia, e cila është bërë një vend shembull i suksesit dhe qëndrueshmërisë ekonomike. 

 

Lajmet e fundit>