Biznes

Shteti Amerikan i Ohio pranon pagesat e taksave në Bitcoin

Nov 26 2018
0 Shpërndarje
Por shqetësimet e autoriteteve rreth kriptomonedhave nuk kanë për tu zhdukur me këtë vendim dhe nuk dihet nëse bizneset do të adoptojnë formatin e ri. Shteti Amerikan i Ohio pranon pagesat e taksave në Bitcoin

Paqartësitë ligjore janë të mëdha në SHBA rreth kriptomonedhave, por për shtetin e Ohio nuk përbën problem.

Duke filluar nga kjo javë, ai do të jetë shteti i parë Amerikan i cili pranon bitcoin për pagesat e taksave.

Wall Street Journal thotë se kjo do të jetë e limituar vetëm për qëllime biznesi megjithatë do të nxisë më tej biznese lokale të pranojnë bitcoin për të paguar taksat e tyre.

Por shqetësimet e autoriteteve rreth kriptomonedhave nuk kanë për tu zhdukur me këtë vendim dhe nuk dihet nëse bizneset do të adoptojnë formatin e ri.

Edhe shtete të tjera Amerikane ka ndërmarrë hapa për të pranuar bitcoin. Nju Jorku është një prej tyre dhe mbase më shumë shtete do ti bashkohen Ohio. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>