Lajmet

Shteti i Izraelit nuk ka të bëjë fare me hakimin e WhatsApp nga një firmë Izraelite

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Nëntor 2019
0
WhatsApp paditi ditën e Marte firmën Izraelite të mbikëqyrjes NSO Group duke e akuzuar se ka ndihmuar qeveritë të thyejnë telefonët dhe të përgjojnë 1,400 përdorues në katër kontinente. Shteti i Izraelit nuk ka të bëjë fare me hakimin e WhatsApp nga një firmë Izraelite

Qeveria Izraelite nuk ka të bëjë fare me një sulm kibernetik të orkestruar nga firma Izraelite NSO Groupi tha ministri i sigurisë ditën e Premte.

“NSO është një lojtar privat i cili përdorur aftësitë që Izraelitët kanë, mijëra njerëz janë në fushën e sigurisë kibernetike, por nuk ka asnjë përfshirje të qeverisë Izraelite në këtë ngjarje dhe nuk ka të bëjë fare me shtetin e Izraelit,” tha Zeev Elkin.

WhatsApp paditi ditën e Marte firmën Izraelite të mbikëqyrjes NSO Group duke e akuzuar se ka ndihmuar qeveritë të thyejnë telefonët dhe të përgjojnë 1,400 përdorues në katër kontinente.

Gjatë kësaj fushate hakimi janë shënjestruar diplomatë, disidentë politikë, gazetarë dhe zyrtarë të lartë qeverish. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Opsioni i ri i WhatsApp duhet të neutralizojë informacionet e rreme

Tags >

WhatsApp