Biznes

Shteti i New York-ut bëheti pari që vendos kufizime për gërmimin e kriptomonedhave

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Nëntor 2022
Drafti ishte votuar në Qershor po arriti në tavolinën e guvernatores vetëm këtë javë. Gjithësesi nuk ishte garantuar që do të bëhej ligj pas debateve që nisën për zgjedhjet e Tetorit lidhur me masën. Shteti i New York-ut bëheti pari që vendos kufizime për gërmimin e kriptomonedhave

Kompanitë e gërmimit të kriptomonedhave të cilat synonin të ushtronin aktivitetin e tyre në Shtetin e New Yorkut në SHBA mund të përballen me disa limite si në asnjë vend të botës.

Guvernatorja Kathy Hochul nënshkroi një legjislacion ku kufizon gërmimin e kriptomonedhave në këtë shtet, duke u bërë i pari që adreson një praktikë të tillë.

Ligji vendosi ndërpresë dhënien e lejeve të reja dhe të mos rinovojë ato ekzistueset për dy vitet e ardhshme të lejeve për termocentralet me lëndë djegëse fosile të cilat përdoren për gërmim të kriptomonedhave që aplikojnë sistemin “proof-of-work.”

Drafti ishte votuar në Qershor po arriti në tavolinën e guvernatores vetëm këtë javë. Gjithsesi nuk ishte garantuar që do të bëhej ligj pas debateve që nisën për zgjedhjet e Tetorit lidhur me masën.

Kundërshtari më i fortë i saj, Lee Zeldin, tha se ai nuk do të nënshkruante draftin nëse do të fitonte zgjedhjet. Politikanët dhe grupet ambientaliste janë të shqetësuar se gërmimi i kriptomonedhave, kryesisht i atyre proof-of-work, konsumon sasi të mëdha energjie.

Si rezultat kërkesa dhe ngarkesa mbi rrjetet elektrike është e madhe duke nxitur disa prej kompanive që ushtrojnë këtë aktivitet të ndërtojnë termocentrale me gaz. Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë së fundi kaloi në një sistem më pak i uritur për energji siç është “proof-of-sake.”

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin nuk ka të ardhme si sistem pagesash