Lajmet

Shtohen mosmarrëveshjet rreth domenëve

Publikuar , 07 Shtator 2012
0
Shtohen mosmarrëveshjet rreth domenëve

Sipas një raporti të publikuar nga ndërmarrja Sweet & Maxwell, konfliktet ligjore për posedimin e domenëve të internetit do të mund të arrinin në një shifër rekord gjatë këtij viti, me kryesim nga marrjet e domenëve nga kinezët.

Mosmarrëveshjet e shpallura nga Organizata Botërore për Pronën Intelektuale (WIPO) kishin arritur shifrën prej 2944 sosh në një vit deri në korrikun e 2012-tës, tha ndërmarrja në Emrat e Domenëve të vet: Global Practice and Procedure raporton, një rritje prej 6 për qind në 2775 të parë gjatë vitit të kaluar.

Brendet e mëdha, veçanërisht ndërmarrjet madhore të mallrave luksoze, mbesin caku kryesor, duke përfshirë shitësin me pakicë të modës Gucci që kishte garuar për më tepër se 100 domenë gjatë zgjerimit në vitin 2012 në gjashtë çështje ligjore.

Brendi austriak, Swarovski, kishte ngritur dhe fituar 32 raste që nga viti 2010, tha Sweet & Maxwell. Armani, Burberry, Cartier dhe Dior poashtu përfshiheshin në listë.

Të gjitha posedimet e domenëve të paraqitura nga Gucci ishin regjistruar në Kinë me arsyen e të qenit për të thithur trafikun me mallra të rreme.

“Bizneset kanë nevojë që të jenë në dijeni që kapësit e domenëve në mënyrë aktive kërkojnë emrat e domenëve të cilët ata mund t’i regjistrojnë,” tha John Olsen, bashkëpunëtor i ndërmarrjes ligjore Edwards Wildman dhe kryeredaktor i raportit.

“Ata pastaj përpiqen që t’i detyrojnë bizneset të paguajnë, ose në disa raste, të shesin mallra të rreme duke përdorur brendin. Numri i kapësve të domenëve të dyshuar në Kinë është në rritje, duke kontribuar me të madhe në rritjen botërore,” tha ai.

Rastet që përfshijnë mallrat kineze janë dyfishuar që nga viti 2009 megjithëse regjistrimet e Shteteve të Bashkuara ende grumbullojnë numrin më të madh të mosmarrëveshjeve.

LEXO EDHE:  Apple adreson "Flexgate" në laptopët MacBook Pro

Përpara dhe gjatë Olimpiadës në Londër, domenët e lidhur me shumë fitues të mirënjohur të medaljeve ishin regjistruar poashtu përgjatë ndërmarrjeve kineze. Në shumicën e rasteve, arsyeja për marrje të domnëve është për të fituar para. (PCWorld Albanian)

Tags >

domain
Lajmet e fundit>