Lajmet

Shtohen në Google Maps gjurmët e 25 milionë ndërtesave

Publikuar , 21 Tetor 2012
0
Shtohen në Google Maps gjurmët e 25 milionë ndërtesave

Nuk dihet nëse ky ndryshim është në përgjigje të debatit me Apple apo është thjesht planifikim në axhendën e tyre, por Google ka lançuar disa përditësime të mëdha.

Më i fundit sjell 25 milionë gjurmë të ndërtesave në Google Maps, duke e shndërruar atë në një hartë që ofron më shumë se të tjerat dhe njëkohësisht, duke e bërë atë edhe më të kuptueshme.

Gjurmët e këtyre ndërtesave janë krijuar nga një kompjuter, i cili ka përpunuar imazhet aktuale ajrore dhe ka dizajnuar formën e duhur të ndërtesës.

Bizneset mund të shtojnë etiketimet e tyre

Përdoruesit mund të ndihmojnë gjithashtu në saktësimin dhe rregullimin e gjurmëve të duhura të ndërtesave në Google Map Maker. Për më tepër, bizneset mund të shtojnë etiketimet e tyre në ndërtesat që zotërojnë.

Ky shtim i ri në Google Maps tregon se sa e vështirë është të dizajnohet një hartë e detajuar e botës.

Për të bashkangjitur opsione të tilla si “gjurmët e ndërtesave”, fillimisht duhet të kesh imazhet e duhura, më pas duhet të zhvillosh apo të blesh teknologjinë e përshtatshme për konvertim që kursen mijëra orë.

Dhe në fund, sërish nevojitet ndihma e përdoruesve për të perfeksionuar produktin. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook ka financuar një studim për leximin e trurit të njeriut

Lajmet e fundit>